Faqja qendrore

Faqja qendrore

Qejfe! Paraja drejton…

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 1 week ago
*Nga Petro Marko * *Botuar më 1937* * * *Petro Marko*Eja, të shkojmë gjëkundi të kalojmë disa orë të dehur. Të çmendur, të lumtur. – Të bëjmë. . . qejf! –Po ku? – Vemi të pimë? – Po ku? – Në daç te Miti. Në daç te Dhori ose tek Tahsimi. Në daç vemi ia shtrojmë me birrë në “Nacional”. Ose vemi tek Koliqi të pimë verë. Apo nuk vemi tek Mahmuti që ka një raki rrushi që të merr në qafë! Pastaj ka dhe një lokal si nga ato ku dergjej dikur Omar Khajami. Eja të vemi pimë… Vetëm kështu mund të bëjë njeriu qejf këtu në kryeqytet. Duke pirë. Pi në “London”, pi në “Bristol”, në pijetore “Vlora”… more »

“TIPARET INDIVIDUALE TË STUDIUESIT YMER ÇIRAKU DHE KOHERENCA E BOTËVËSHTRIMIT TË TIJ” (Shkëputur nga libri studimor “Fjalë zemre – studim letrar për krijuesit e Sarandës” 2012)

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 1 week ago
*MINELLA GJONI (Mësues i Merituar)* * * *Mbi krijimtarinë studimore të Prof. Ymer Çirakut* * * Prof. Dr. Ymer Çiraku është një studiues sistematik i letërsisë shqipe dhe i krijimtarisë së poetëve që kanë lënë gjurmë në letërsinë tonë në vite e deri tek brezat e rinj. Ky rrugëtim studimor ka nisur në Sarandë. Prof. Çiraku jo vetëm rendit, por mundohet të kapë filozofinë e kësaj krijimtarie në vite. Vërej se ai e ka mirë parasysh thënien: “Mos shikoni atë që lexoni, por atë që kuptoni nga ajo që keni lexuar”. Pikërisht duke u mbështetur në këtë filozofi, futet thellë në studimin e çdo kriju… more »

Ky nuk është vend për vajza!

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 1 week ago
*Rudina Xhunga* * * Aisha e pa vdekjen në sy. Policia deklaron që vrasësi i saj është një 80-vjeçar dhe ndoshta ai është. Por tanimë, kur Aisha s’është më, besoj se, kushdoqoftë monstra, nuk do të merret vesh kurrë cili vërtet e vrau Aishën. Sepse as u mësua, as u dënua kush e vrau Erietën. Qentë e gjetën gruan e gjorë, të copëtuar dhe mbaruan punën që nisi vrasësi. Edhe media i dha një dorë, me botimin e përgojimin e moralit të së vdekurës që s’kishte gojë të përgjigjej. Po Irena Selin, u gjet kush e vrau? Po Kozetën? Po Aurorën? Asgjë. U harruan. Vetëm nënat i qajnë. Aisha ishte je… more »

GJUHËT INDOEVROPIANE

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 1 week ago
*Xhelal Zejneli* * **Xhelal Zejneli* * *Gjuhët indoevropiane janë grup gjuhësh të cilat për nga krijimi i tyre janë të afërta. Ky grup i gjuhëve përbën familje gjuhësore të veçantë. Që nga lashtësia fliten ose janë folur në një brez të gjerë prej skajit perëndimor i Evropës deri te cepi lindor i Indisë dhe deri te Turkestani kinez, në zemër të Azisë. Prej zbulimeve gjeografike e këndej, këto gjuhë fliten po ashtu në zonat e të shpërngulurve të Amerikës, Veriore, Qendrore dhe Jugore, të Australisë, të Zelandë së Re, pastaj në Siberi dhe gjetkë. Emërtimi *“indoevropian”* për k… more »

Gumeni rrëfen çerekshekullin në qelitë e burgut

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 1 week ago
*“Dudaj” boton kujtimet e ish-të dënuarit politik*. *Ditët e një të burgosuri dhe ngjarjet e mëdha politike në “Shënime nga Shkolla e Partisë”* * * Daut GumeniDaut Gumeni ka kaluar vitet më të bukura në burg. Hyri 24-vjeçar dhe doli kur i kish kaluar të 50-at. Kaq shumë vite që i kaloi nga njëri burg në tjetrin, brenda qelive të ftohta dhe telave me gjemba, ku gjithsesi gjallonte një mikrokozmos me personazhet dhe historitë e veta, më së shumti të dhimbshme, por ku nuk mungonte edhe ndonjë buzëqeshje apo dashamirësi e shprehur nën zë. Pasi kanë kaluar 22 vjet që kurse u lirua nga bur… more »

ANALIZË ESTETIKE E LAHUTËS SË MALCIS TË GJERGJ FISHTËS

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 1 week ago
*Xhelal Zejneli* * * Ka të tillë që Fishtën e kanë cilësuar si figurën më të madhe dhe më të fuqishme të letërsisë shqiptare (shqipe) të gjysmës së parë të shekullit XX. Studiuesit si *Eqrem* *Çabej, Benedikt Dema, Françesko Ercole, Maksimilian Lamberci, Zef Skiroi, Ernest Koliqi, Georg Shtadmyleri, Zef V. Nekaj, Xhuzepe Gradilone, Ignjac Zamputi, Tonin Çobani, Aurel Plasari* etj. janë marrë me krijimtarinë letrare të Gjergj Fishtës në periudha të ndryshme: para Luftës së Dytë Botërore, pjesërisht gjatë luftës, pas luftës, d.m.th. në vitet 1945-91, si dhe në periudhën e pluralizmit… more »

Harold Bloom Nobeli: çmim për idiotë!

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 1 week ago
Harold Bloom, kritik letrar amerikan, rrëfen për erudicionin e tij, për autorët që i do dhe për ata që i urren, për Nobelin Alessandra Farkas Harold Bloom “Një vit më parë jam rrëzuar dhe i kam thyer të gjitha vertebrat e shpinës. Doktorët më patën quajtur të vdekur, ama ja ku jam”. Sytë e çeltë – të ndryshueshëm të Harold Bloomit janë dëng me trishtim të përzier me turp derisa mundohet ta justifikojë atë bastun, tashmë të pandashëm, me të cilin mbahet për t’i duruar barrën e viteve dhe angaritë e një fiziku që s’do t’ia dijë në ndjekjen e ritmeve ende frenetike të mendjes së ti… more »

Dorëshkrimet e pabotuara të Franc Kafkës përfitohen nga Izraeli

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 1 week ago
Franc Kafka (1883-1924) Një koleksion ende i panjohur i shkrimeve të Franc Kafkës, të fshehura për katër dekada në një apartament në Tel Aviv, do të bëhen publike dhe do të transferohen në Bibliotekën Kombëtare të Izraelit, në bazë të një vendimi gjyqësor, njofton agjencia e lajmeve Reuters. Dokumentet qenë mbajtur nga Eva Hoffe dhe Ruth Ëiesler, dy motrat të cilat luftuan në një rast të gjatë katërvjeçar, në të cilin pretendonin se ato ishin trashëgimtare legale të dokumenteve, të cilat i morën nga nëna e tyre, Esther Hoffe, sekretarja dhe mikja e ngushtë Kafkës si dhe nga Max Brodi… more »

10 shkrimtarë të mëdhenj që s’kanë marrë Nobel

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 1 week ago
*Nga Mark Twain, Tolstoy, Proust, Nabokov, Joyce e deri tek Borge*s *Çmimin Nobel në letërsi për këtë vit e ka fituar shkrimtari kinez, Mo Yan. Lajmin e bëri të ditur Peter Englund, sekretar i Akademisë Suedeze. Mo Yan, pseudonimi i Guan Moye, lindi në vitin 1955 në Gaomi në provincën Shandong. Prindërit e tij ishin bujq. Gjatë Revolucionit Kulturor, ai e la shkollën kur ishte 12 vjeç dhe nisi të punonte në bujqësi, më vonë shkoi si punëtor në një fabrikë. Në vitin 1976 ai u bashkua me ushtrinë kineze. Gjatë kësaj kohe ai nisi të studionte letërsi dhe të shkruante tregimet e para. N… more »

Një vepër shumë e rëndësishme historiografike në duart e lexuesit shqiptar

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 1 week ago
Doli në qarkullim “Kryengritja e Dervish Carës”nga autori Aleksandar Matkovski, një vepër shumë e rëndësishme historiografike për një ngjarje të rëndësishme historike të shqiptarëve. Nga e hëna librin do të mund ta gjeni në libraritë kryesore të Tetovës: Albas,Rilindja,Nobel,Donika,Universi etj,kurse së shpejti libri do të përurohet edhe në Tiranë,Prishtinë dhe Tetovë. Fjala e përkthyesit Gjëja e parë që mund t’i shkojë ndër mend lexuesit kur të marr në duar këtë libër, sigurisht është pyetja: përse u ripërkthye nga e para? Shih për këtë, e ndjej të a… more »

Poezi erotike

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 1 week ago
*ROLAND GJOZA* ROLAND GJOZA *** Parlamenti ka pushim të dielën. Punojnë me orë të zgjatura Kazinot dhe bordellot. *Dikur isha djalosh* Dikur isha djalosh, Më shkonin shumë gjëra: Kaçurrelat biond, Sytë e gjelbërt, Dora e bukur me gishtërinj të gjatë për piano. Ca femra trashaluqe sot Bëjnë sikur s’më njohin. I humba Kur i kisha në dorë. Nga ndrojtja. *Oh!* Ajo i bënte të gjitha marrëzitë kur zhvishej dhe jepej, Të gjakoste kur të puthte dhe lëshonte klithma e ulërima të tmerrshme. Ajo merrte hir mbretëreshe kur vishej dhe shkonte e heshtur, Syulur, sikur vuante nga … more »

Njëqind trëndafila të ngrirë

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 1 week ago
Tregim nga ROLAND GJOZA ROLAND GJOZA Ajo ishte siç e donte ai. E gjatë, e mishtorme, e qeshur, këpuste broçkulla. I pëlqente deti. Të jepej me gjithë shpirt. E ndieje nën vete si një balenë, rrëqethej e fërgëllonte, shqip tonte fjalë të pista, ta merrte mendjen e ta bënte dru. Me të të rrinte dru. Më lutej, qante si një fëmijë, më kërkonte diçka që s’bëhej. Kishte qenë lojtari im. 7-ta e famshme, që bënte gola të mrekullueshëm nga kornia. Shkëlqeu me Panathinaikosin një sezon. Pastaj ndodhi tragjedia, ose më mirë prototragjedia. Ka ulur kokën, ka mbuluar fytyrën me duar, qan pa zë. A… more »

Letër Horacit

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 1 week ago
* Josif Brodski* * * Joseph Brodsky (1940-1996) * * I dashur Horac, Nëse ajo që na shkruan Svetoni për veshjen e mureve të dhomës tënde të gjumit me pasqyra, që të shijoje qejfin në çdo anë, është e vërtetë, atëherë kjo letër mund të të duket pak e marrë. Nga ana tjetër, mund të të zbavisë ardhja e saj nga një cep i botës, qenësinë e të cilit as nuk e prisje kurrë, dhe vetëm nja dy mijë vjet pas vdekjes sate. Jo keq për një pasqyrim, apo jo? Ke qenë të paktën 57 vjeç, ma ha mendja, kur vdiqe në vitin 8 p.K., edhe pse nuk ia kishe idenë as për K. Vetë, apo për ardhjen e mijëvjeçar… more »

“Qorrfermani” i Kadaresë, përkthimi i parë nga origjinali në italisht

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 1 week ago
*Pas Tedi Papavramit në frëngjisht, një tjetër violinist bën përkthimin e Kadaresë, këtë herë në italisht* * * *Blerina GOCE* * * Muzika duket se ka qenë gjuha e përbashkët, që i ka çuar të dy tek vepra e Ismail Kadaresë. Edhe pse njëri ka përkthyer në frëngjisht e tjetri në italisht, ajo çfarë i bashkon është shumë më e fortë se ky përcaktim gjuhësh. Është pikërisht melodia e shpirtit, gjuha e artit dhe ndjesia ndaj fjalës së bukur, në tërësinë e formave të saj. Pas përkthimit nga Tedi Papavrami të veprës në frëngjisht të Kadaresë, një tjetër violinist tenton të përkthejë veprën e s… more »

Bardhyl Londo me Jezusin në Itakë

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 1 week ago
*AGRON GJEKMARKAJ* Bardhyl Londo* * * * Kur Bardhyl Londos iu botua në Kosovë vëllimi poetik “Vetëm Itaka”, në vitin 1988, ai njëherësh kishte sjellë në letërsinë shqipe një koncept qytetërimor polisemantik, që asokohe duket se nuk lejoheshin ta interpretonin. Itaka është vendi i fillesave, i frymëzimit homerian dhe personazhi i tij Odise vetë njohja e botës, nisja dhe kthimi si vektor i dijes, Itaka si “terram patriam”, por edhe si vendi i ngjizjes se procesit krijues. Homeri, Itaka, Odiseja vetë zanafilla e identitetit europian, term ky që askush nuk mund ta zinte në gojë, vërtite… more »

Dashuria e pamundur e Franz Kafkës

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 2 years ago
Shkrimtari i madh, Franz Kafka, ndërroi jetë më 3 qershor të vitit 1924. Sot mbushen 85 vjet nga vdekja e njërit prej shkrimtarëve më të mëdhenj të shekullit XX Ajo banon në Berlin, ai në Pragë. Jetojnë 800 kilometra larg njëri-tjetrit dhe në pesë vite fejesë, do të shihen vetëm për pak ditë bashkë… megjithatë, dashuria e tyre është përshkruar në qindra letra. Ai, Franz Kafka, një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të shekullit XX, e përjetoi kështu dashurinë e tij me Felice Baur. Një lidhje dashurie mes letrash të dërguara e të marra, të cilat përtej të gjithave, ishin stimuluese e… more »

George STEINER – E mundur apo e pamundur?

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 2 years ago
Në filozofinë e gjuhës mund të shtrohen dhe janë mbrojtur dy pikëpamje radikalisht të kundërta. Njëra thotë se struktura e nëndheshme e gjuhës është universale dhe e përbashkët për gjithë njerëzit. Ndryshimet ndërmjet të folurave njerëzore, në esencë, janë të sipërfaqshme. Përkthimi është i mundur pikërisht se këta universalë të thellë, gjenetikë, historikë, shoqërorë, prej të cilëve rrjedhin të gjitha gramatikat, mund të përcaktohen e të njihen si veprues në çdo idiomë njerëzore, sado origjinale ose të çuditshme qofshin format e saj sipërfaqësore. Të përkthesh do të thotë të zbresës… more »

Tueini për gazetarinë dhe çështje të tjera

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 2 years ago
Kur isha trembëdhjetë vjeç, më dukej vetja se isha fëmijë i zgjuar, jashtëzakonisht i zgjuar. Pikërisht në këtë kohë, shkarravita shkrimin e parë për gazetën dhe, për çudinë time, ai bëri një përshtypje të mirë ndër lexuesit. Për këtë e ndjeva veten kryelartë. Mua më pëlqenin shumë shkrimet dhe ma kishte qejfi të shkruaja edhe vetë. Im ungj më mbante në redaksinë e gazetës së tij, “Gazeta e përjavshme e Hannibalit”, e cila kishte gjithsej nja pesëqind pajtimtarë, që parapaguanin dy dollarë në vit dhe këto i lanin me dru zjarri, lakra dhe rrepa që nuk shiteshin në pazar; një ditë të… more »

Arkivi i John Updike: Një thesar me vlera

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 2 years ago
nga SAM TANENHAUS marrë nga New York Times John Hoyer Updike (18 mars 1932 – 27 janar 2009) ishte një romancier amerikan, poet, kritik arti dhe kritik letrar. Vepra më e famshme e tij është “Lepuri” dhe përmbledhja e novelave “Kujtesa e lepurit” ku shkruhet për jetën e Harry “Lepurit” Angstrom në rrjedhën e disa dekadave, nga fëmijëria, rinia dhe deri në vdekje. Updike është bërë I famshëm gjithashtu për mjeshtërinë e stilit të tij. Ai shkruante mesatarisht një libër në vit. letërsia që na ka ofruar ai dallohet nga vëmendja ndaj shqetësimeve, pasioneve dhe vuajtjeve të amerikanëve; aj… more »

POEZIA KA MBYLLUR LLOGARITE ME MUA (Cikël poetik nga poeti kilian NIKANOR PARRA)

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 2 years ago
Kilian, bashkatdhetar i nobelistit Neruda.U lind në 1914. Docent matematike në Universitetin e Santiagos në Kili. Vepra e tij është nga më të lexuarat dhe më të debatuarat e Amerikës Latine. Poezia e tij është sa konkrete, aq edhe e abstraguar. Ndjehet në të ironia, zhveshja nga kallëpet poetike, një këndvështrim origjinal poetik. Pikërisht e reja që sjell ai e bën aq shumë të lexueshëm, në kohën që poezia po i humbet përditë ata, megjithëse poetët po shtohen përditë. Vërtetë poetët po shtohen përditë? * * ** ** * *** Nuk jam unë që i jap fund gjithshkaje sa për këtë jam më se i … more »

UDHËTAR ETERNITETI…

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 2 years ago
* * *Ali Asllani, kalorës i rrallë i lirikës erotike, ai i lëmoi “me magji* *stili” poezitë e tij që, për nga muzikaliteti, zënë kryet e vendit në* *letrat shqipe . Mbi të gjitha, Ali Asllani ishte këngëtar i dashurisë.* *Për të, ajo ishte thelbi i jetës dhe palca e artit. I pavlerësuar kurrë* *aq sa duhet në gjallje e, për fat të keq edhe më pas, ai vijon të na* *mrekullojë me rininë e përjetshme të vargut të tij magjepsës, me* *figurat rrezëllitëse, duke na bërë të ndjehemi krenarë për fuqinë* *shprehëse të gjuhës sonë amtare. Merret me mend se ç’mundim* *është zgjedhja për botim e nje t… more »

HOMAZH PËR SARAMAGON (16 Nëntor 1922 – 18 Qershor 2010)

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 2 years ago
Mira Meksi Guri FilozofalKur përleshja letërsi-realitet i kalonte kufijtë Më 18 qershor të këtij viti u nda nga jeta në moshën 87-vjeçare nobelisti portugez, Jose Saramago, një nga shkrimtarët më të sulmuar nga bota reale. Pata fatin të ndiqja para pak kohe një intervistë të tij live në TVE, ku me një spanjishte të përzier me portugalishten, Saramago shpalli pesimizmin për shoqërinë e sotme, duke thënë se ne njerëzit, diku në histori apo parahistori kemi gabuar udhë, dhe për këtë jeta e sotme nuk është aspak e lumtur dhe bota është një “desastre” (mynxyrë). Për krizën që ka përfshi… more »

SARAJEVË 1985. NJË KUJTIM DHE NJË PENG (Homazh për Bekim Fehmiun, 1936-2010)

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 2 years ago
Agim Vinca “Ti ishe i madh, po ne ta hëngrëm kokën”. (I. Kadare, Rekuiem për Majakovskin) E kam njohur në vitin 1985, në Sarajevë. Thuhej se ishte i vështirë për komunikim (tekefundit, cili nga krijuesit e mëdhenj është “i lehtë”?), por mua nuk më doli i tillë. Përkundrazi. M’u duk i çiltër e i hapur, por larg, shumë larg, nga modestia e shtirur. Ishte i vetëdijshëm për vlerat e tij, të cilat nuk ngurronte t’i shpaloste kudo e kurdo jo vetëm pa kompleks, por edhe me një krenari të ligjshme e të hijshme për gjithçka të vetën: origjinën, vendlindjen, gjuhën, emrin, familjen. Në Sar… more »

Të kisha paralajmëruar

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 2 years ago
Tregim nga Suvi Mahonen Xheku kishte dëshirë që i ati të ishte krenar për të. Ai e dinte mirë që i ati ishte i interesuar për luftërat. “Përse?”, Xheku donte të dinte arsyen. “Sepse luftërat i japin formë botës”, i ishte përgjigjur babai. “Nëse ke njohuri për luftërat e kaluara, ke për ta kuptuar më mirë politikën aktuale”. Xheku nuk e kuptoi mirë domethënien e kësaj. “”E kuptova”, i kishte thënë. “Je djalë i zgjuar”. i ati i kish dhënë një buzëqeshje dhe i kishte shpupurisur flokët. Xheku nuk mund të priste gjatë për t’i thënë të atit se po flitej për një projekt të ri në shkollë. “Kemi … more »

Ngjyrat

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 2 years ago
Tregim nga Nathan Webber Zhdukja është magjike. Ivani dhe Cheril dëgjuan një këngë të titulluat “Ngjyrat” ditën kur u takuan për herë të parë. Ai ishte me të vëllanë Sean dhe të dashurën e tij në ndenjësen e prapme të makinës. Kishin menduar të shkonin për peshkim atë ditë. Kënga “Ngjyrat” u përsërit disa herë dhe dëgjohej nga të gjithë me qejf. Në fillim për ta ishte thjesht një këngë, por përsëritja e dëgjimit të saj e shndërroi në një himn. Sa nuk i ndali zemra kur pa një kopje të së njëjtës këngë në tryezën e rojes së garazhdit. Ajo pagoi çerekun. Donte t’I thoshte atij burrit plak se… more »

Jose Saramago, lamtumirë vizionarit heretik

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 2 years ago
Thanasis Lala * * ** *Shkrimtari portugez, Jose Saramago, i cili vlerësohet se eksploroi në identitetin e vështirë të politikës në Portugali, në një seri romanësh të publikuara, në këto katër dekada dhe që fitoi çmimin “Nobel” të letërsisë në vitin 1998, vdiq dje në moshën 87-vjeçare. Një ateist i sinqertë dhe komunist, ai sfidoi jetën portugeze ortodokse pas diktaturës në romanet si “Baltasar dhe Blimunda”. Famën më të madhe, e pati në vitin 2008 kur romani i tij, shkruar më 1995, “Blindness”, u bë film, me regji të Fernando Meirelles. Ai i kaloi vitet e fundit të jetës në Lanzaro… more »

NJË ROMAN PAK I NJOHUR I GJEÇOV-KRYEZIUT

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 2 years ago
[image: Një roman pak i njohur i Gjeçov-Kryeziut] Shpërblesi i botës ase Jeta e Jezu Krishtit Shpërblesi i botës ase Jeta e Jezu Krishtit, të cilën, si duket, Atë Shtjefën Gjeçovi e shkroi gjatë qëndrimit të tij si famullitar e mësues në Zym të Hasit (1928-1929), është vepër e pambaruar në dorëshkrim, mbase vepra e fundit e Atë Shtjefën Gjeçovit. Teksti është në dorëshkrim dhe i pambaruar dhe ka 93 faqe. Një gjë, por, është evidente, Shpërblesi i botës ase Jeta e Jezu Krishtit e Atë Shtjefën Gjeçovit do të mbetej vepër e humbur apo e harruar pa kujdesin e Imzot Nikë Prelë s, ipeshk… more »

Shkrimtarja “skandaloze” Sidonie-Gabrielle Colette

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 2 years ago
Colette, pseudonimi i Sidonie-Gabrielle Colette ka qenë një shkrimtare franceze, e cila konsiderohet ndër më të mëdhatë e gjysmës së parë të shekullit XX. E nderuar me titujt më të lartë akademikë, ajo ishte gruaja e parë në historinë e Republikës Franceze së cilës i janë kryer funeralet nga shteti. Colette ka qenë një protagoniste e madhe e epokës kur jetoi, një mit kombëtar: përveçse shkrimtare, ajo ka qenë edhe aktore e mjuzikëllave ku shpesh gjatë performancave të saj është shfaqur nudo në skenë, por ka qenë edhe autore e kritike teatrale, gazetare dhe kryeredaktore, skenarist… more »

Joanne Rowling, zonja Harry Potter

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 2 years ago
*Suksesi i librave të shkrimtares duket sikur ka ndodhur sa hap e mbyll sytë, sikur Rowling të ketë shqiptuar heshtur fjalët: Reducto! Petrificus totalus! Diffindo!* ** * * Silueta e saj shfaqet papritur në “Royal Albert Hall”, nis e materializohet pak nga pak zana e të gjitha zanave, magjistarja e të gjitha magjive, pse jo shtriga e gjithë shtrigave: Joanne Kathleen Rowling, gruaja e cila ka shpikur sagën e jetimit me shenjë në ballë që e shndërroi në një ndër shkrimtaret më të dashura në botë. Duket grua e brishtë, me një triko golfi tipike turk të lëshuar mbi pantallona, flokët e… more »

Muret e Krujës, I fundmi roman historik i Gjergj Zhejit

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 2 years ago
*Aktualitet/ Parathënia e fundit nga Gjergj Zheji, në romanin që pritej të dilte në treg, “Muret e Krujës”* Gjergj Zheji *“Shtini durt në brez të* *shoshoqit qi të mani njani* *tjetrin e mos t’u çajnë bota”.* *Skënderbeu (Sipas gojëdhënës)* 1 Igumeni e la furçën e hollë prej qime lepuri dhe vari kokën. Mjekra e bardhë iu pengua te zinxhiri i zi i kryqit, ai picërroi sytë për ta soditur pikturën si nëpër mjegull. Kur bënte kësisoj, arrinte të plotësonte me mëndje atë që punonte. Ndenji kështu një copë herë të madhe, pa thënë asnjë fjalë. Pas tij djali trupmadh qëndronte gojëkyçur: herë s… more »

ÇFARË PËRKTHEHET SOT NGA LETËRSIA SHQIPE NË FRËNGJISHT DHE PËRSE

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 2 years ago
Mira Meksi Pjesë nga ligjërata e mbajtur në Sallonin e Librit të Ballkanit, Paris (4-5 qershor 2010) Pyetja e shtruar shfaqet tejet e shtrirë, arsye për të cilën gjykojmë si të udhës ta kufizojmë mjaft ndjeshëm në koordinata kohore dhe hapësinore, për ta hedhur vështrimin vetëm: së pari, tek ajo pjesë e letrave shqipe që u lëvrua brendapërbrenda territorit të Republikës së Shqipërisë, së dyti, tek ajo pjesë e letërsisë shqipe që u përkthye në frëngjisht pas viteve ’90 dhe së treti, tek ajo pjesë e letrave shqipe që u përkthye në frëngjisht, duke shmangur kësisoj atë pjesë që u shkrua… more »

Afëri dhe afrime midis jetëve dhe letrave

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 2 years ago
Faruk Myrtaj Kur Fraser Sutherland na ftoi për Krishtlindjet e mbrame, nuk ekzistonte as edhe një shkak i vetëm të prisnim që, pas më pak se dy ditësh, të ishte po ai (poeti dhe prozatori kanadez Fraser Sutherland, që miqësisht e thërras Frashër, thjesht për afëri shkronjore me vëllezërit poetë dhe filozofë frashërllijë) të na njoftonte sërish, kësaj radhe për një lajm skajshmërisht të rëndë… Shkuam dhe iu gëzuam oborrit të pasmë të shtëpisë së tij të thjeshtë thuajse veç librore, sjelljes pa teklif të bashkëshortes së tij mes një grupi miqsh të familjes që “mbase asgjë tjetër të … more » 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: