Enigma e dyfishtë e vrasësit të anonimeve, mes tyre dhe një shqiptare

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 5 hours ago
*Një shkrimtar, një mister – Donato Bilancia* * * *Alberto Bevilacqua * * * Kur më kërkojnë të shkruaj një roman të verdhë (kam shkruar vetëm një të tillë dhe sui generis, Gialloparma) nuk mendoj për një vrasje specifike, për një vrasës specifik të regjistruar në kronikën e zezë, mbi të cilën të zhvillohet një hetim objektiv. Për një konjukturë që nuk është paradoks, por për një interpretim alegorik të realitetit. Një njeriu që ka shkruar një roman të verdhë nëpërmjet vetvetes, sikur trupi i tij, mendja e tij, të qenë një grumbull letrash mbi të cilat të shtrijë një histori kriminale… more »

Tre poezi nga Philip Larkin

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 8 hours ago
* ** ** ** ** ** ** ** ** ** ** ** ** ** ** * * ** * * **Alba* Të zgjohesh duke dëgjuar Të këndojë një gjel në largësi Hapni dyert dhe shikoni Retë po ikin … Sa e çuditshme është që zemra nuk ndjen, Që është e ftohtë, si sendet. * **Duke ardhur* Sa shumë po zgjaten mbrëmjet Drita e verdhë dhe të ftohtë Lag ballin e qetë të shtëpive. Te pema e dafinës Në kopshtin e zhveshur Këndon një mëllenjë: Zëri i saj i ri të befason Muri me tulla. Së shpejti do të vijë pranvera Së shpejti do të vijë pranvera Dhe unë me fëmijërinë time për dore Harruar prej mërzisë E ndiej veten si një fëmijë Që v… more »

Forca e gjuhës

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 1 day ago
*Jashar Qemal*** * Vizita në Shqipëri më ka lënë gjurmë të pashlyeshme. Dëshiroja të isha përsëri mes jush pas 31 vjetëve, por nuk është e mundur. Të gjithëve u përcjell nga Stambolli ndjenjat e dashurisë dhe përshëndetjet e mia. Falënderoj miqtë që kanë organizuar dhe që marrin pjesë në këtë takim. Unë e kam nisur letërsinë që kur isha fëmijë. Fshati im ishte një fshat i turkmenëve nomadë të vendosur pas një kryengritjeje në vitin 1865. Kur isha fëmijë në fshat vinin shumë poetë popullorë, rrëfyes legjendash. Ata shëtitnin në të gjithë Çukurovanë. Unë isha tepër kureshtar për rrëf… more »

Tjetri brenda nesh, from Prishtina with love

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 1 day ago
Mirela Kumbaro Nuk doja ta humbisja për të tretën herë Festivalin Ndërkombëtar të Letërsisë, që organizohet në Prishtinë nga Qendra Multimedia dhe nga organizata kulturore “Beton” nga Beogradi. Programet joshëse të dy edicioneve të para më shtynë të rikthehesha në fundjavën e 10-12 majit në Prishtinë për të ndjekur Festivalin e Poezisë, të Letërsisë, por edhe të Muzikës e të Koreografisë, të Zërave e të Gjuhëve, të Artistëve e të Njerëzve. Polip 2013. Polip si gjallesa e detit me tetë këmbë që mes vetes përzihen e me të tjera lidhen. Për të dhënë nga Vetja e për të marrë nga Tjetr… more »

HEREZI (Në vend të demarshit për aktin vandal të 24 majit) – Agim Vinca

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 2 days ago
Agim Vinca Sulmi në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir ndodhi në Ditën e Shën Kirilit dhe Metodit, që është festë zyrtare në shtetin fqinj me emrin FYROM. Mesazhi i tij është i qartë: këtu s’ka vend për shkronjat shqipe! Alfabeti cirilik s’i duruaka ato. Shkronjat shqipe! Mbase as latine. Urrejtje, krim, barbari… Ç’është, vallë, kjo që ndodhi në Ditën e Shën Kirilit dhe Metodit në Manastir? Në “qytetin e konsujve”, si e quajnë ata; seli e Vilajetit dhe e Kongresit, për ne. Aty ku burrat nga të katër anët e Arbërisë morën vendimin historik të ABE-së. Si mund të jenë të shenjtë ata që s’i … more »

Pandeli Koçi: “Odhise Grillo u dënua nga Lidhja vetëm për një poezi”

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 2 days ago
– Nga shtëpitë botuese pëlqehet letërsia për fëmijë e përkthyer. – Përkthime të dobëta dhe botime pirate të letërsisë së huaj për një kosto më të ulët lënë jashtë loje letërsinë origjinale për fëmijë në shqip “Shkrimtarët për fëmijë gjatë Lidhjes së Shkrimtarëve patjetër duhej që t’i këndonin xhaxhit Enver” *Valeria Dedaj * * Pandeli Koçi* -Në rastin e lexuesit të sinqertë, fëmijës, gjithmonë bëhet fjalë për një letërsi të kontrolluar e të orientuar. Vihet re se shtëpitë e botimit e kanë ulur në masë të konsiderueshme botimin e letërsisë për fëmijë. Qarkullimi… more »

Razi Brahimi: Londo ka pranuar vetë të drejtojë “Dritën”

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 2 days ago
*Valeria Dedaj* Razi Brahimi – Razi Brahimi, ish-kritik, ishpedagog e dekan në Institutin e Lartë të Arteve, por dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve qysh në krijimin e saj, tregon në një intervistë për “Shekullin” sesi Komiteti Qendror merrte vendimet për Lidhjen e Shkrimtarëve. Ai tregon se sa ka ndikuar Enver Hoxha, Nexhmie Hoxha dhe Ramiz Alia në vendimet e Lidhjes. Çfarë ndodhte para se të botoheshin veprat, dhe kush ishin të “preferuarit” e partisë? Gjithashtu jep një këndvështrim tjetër të asaj që Bardhyl Londo ka shkruar në “Jeta që na dhanë” botim i “Toenës”,… more »

Koha e kujtimeve të harruara

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 2 days ago
– Librat me kujtime, kanë krijuar një pamje absurde, sikur janë libra të jashtëzakonshëm. Shkrimtarët, në një masë të konsiderueshme janë lëshuar me turr për të shkruar kujtimet, për kohën e diktaturës, pra edhe për Lidhjen… *Behar Gjoka/ Studiues* -Pas librave të Fatos Arapit, Fatos Kongolit, Elena Kadaresë, Nasho Jorgaqit dhe shumë të tjerëve, i erdhi radha Bardhyl Londos, që të paraqesë kujtimet për Lidhjen e Shkrimtarëve dhe aktorët kryesorë të saj, që tani i ka mbetur vetëm hija dhe kujtimet më tepër janë fashitur. Fakti, që është pritur me kaq zhurmë dhe r… more »

Londo: Rasti Stani- Lleshanaku, kur Lidhja edhe të martonte

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 2 days ago
** – Përveç dënimeve që jepnin gjyqet, kishte dhe një dënim tjetër, dënimi me vetmi, me harrim, me izolim – Drejtuesit e censures nuk “orientonin” vetëm mendimet e shkrimtarit, por duhej të martoheshe me atë që donin ata. Shkrimtari Lazër Stani kishte filluar lidhjet me poeten Luljeta Lleshanaku *Bardhyl Londo* – “Jeta që na dhanë” i Bardhyl Londos është një libër me kujtime të brezit të tij. Në kapitullin e V të këtij libri gjenden kujtimet gjatë periudhës që Londo ka qenë pjesë e Lidhjes së Shkrimtarëve. Kanë qenë plotë 20 vite që ai i kaluar si gazetar, kryere… more »

KUR DEGJOVA SE PARI PER ERNEST KOLIQIN

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 2 days ago
*Nga KOLEC TRABOINI* ** Ernest Koliqi në familje malësore të Mark Mirit në 1938 – Foto nga Shan Pici Emrin e Ernest Koliqit e kam ndigjue pas kthimit nga ushtria kur mezi gjeta një punë të rëndë krahu në sheshin e stivimit në Kombinatin e Drurit në Shkodër. Tek reparti mekanik punonte edhe Viktori. Ishte një burrë i urtë, i martuar, familjar i rregullt dhe njeri që përmes syzeve të trasha shprehte një inteligjencë të madhe, por po aq e madhe ishte edhe vetërmbajtja e tij për ta shfaqur atë përmes fjalës. Ishte si fjalpremë. *Në ato katër vjet që punova bashkë me të, jo pak raste na… more »

20 shenjat që tregojnë varësinë ndaj tyre

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 2 days ago
“Libraria është vendi ku natyra njerëzore është më e brishtë se kurrë” – Henry Ward Beecher *Librat* Teksa Borgezi e imagjinon parajsën si një vend me shumë libra, ka nga ata njerëz, të cilët të mahnitur pas librave, e kanë të vështirë ta ndajnë leximin nga vetja. Nga ana tjetër, Heminguej i përshkruan librat si miqtë më besnikë. Për të gjithë ata që lexojnë shumë, ja 20 shenjat që ju paralajmërojnë për varësinë ndaj leximit. 1. *Nëse në vegjëli librat ishin miqtë tuaj më të mirë*. Pasioni për librin zakonisht kultivohet që në fëmijëri, nëse e keni pasur këtë “ves”, atëherë jeni … more »

Ju tregoj ‘70-ën e Alushit!

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 2 days ago
*Josif Papagjoni* Piktura e Alush Shimës mund të quhet një “pikturë ndryshe”. Ndryshe, për fundvitet ‘60 dhe fillimvitet ‘70. Qe një kapërcyell a e ndërmjetme e shumëdëshiruar dje, e shumëpërfolur sot. Unë e kam jetuar vetë atë kohë. Dhe vërtet patëm iluzionin se bryma po zbutej e diç nga flladet e një “pranvere” lëshimi e shprese po i shkrinte akullnajat brenda vetëdijes së kanonizuar estetike që kishte krijuar perandorinë e saj në mediumet artistike të vendit. Shi në këtë të ndërmjetme kohore diçka “ndryshe” nisi të plazmohej në imagjinatën krijuese të piktorëve e, diku-diku, mes… more »

KODI SEKRET I ROMANIT «PALLATI I ËNDRRAVE»

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 3 days ago
Kastriot Myftaraj Romani i Ismail Kadaresë «Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave», ose siç njihet me titullin me të cilin është botuar jashtë vendit «Pallati i ëndrrave», mbahet prej ithtarëve të Kadaresë si argu­menti i fundit dhe decid për të mbështetur pretendimin e tyre se Ismail Kadare ka bërë disidentin ndaj regjimit komunist. Ata thonë: mirë pra, Kadare ka shkruar «Shqiponjat fluturojnë lart», «Dimri i madh» etj., por Ismail Kadare ka shkruar edhe «Pallati i ëndrrave». Mbi këtë roman të Kadaresë, më tepër se mbi çdo vepër të tij, është ndërtuar miti i Kadaresë-disident në k… more »

MREKULLIA E FËMIJËRISË: RRITJA FIZIKE DHE ZHVILLIMI MENDOR (Për një “vizitë” miqësore të “Dorelës”-libër nga prof. Murat Gecaj, në Belgjikë)

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 4 days ago
*Nga: Prof. KOLE TAHIRI * * etno-psikolog* * K.Tahiri * ** * * *Paraqitje e “Dorelës” dhe “Babushit”, në Bruksel * Nje dite pranevere , “Dorela-liber”, dora-doras me “babushin-autor”, u shfaqen ne Brukselin qiellgri dhe na “zbuluan” misteret e tyre te kendshme, sollen mesazhet e veta miqesore. Sapo merr ne dore librin “Dorela”, emer i personazhi kryesor, qe ne kopertine te befason fotoja e kesaj mbese vogelushe, me veshtrimin e saj te ngrohte, miqesor, te sinqerte, por edhe kureshtar e lozanjar, me syte e saj te zinje, vetullat e bukura, h… more »

LIBRI: KALAJA LEGJENDE DHE ART (Video)

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 5 days ago

Enver Hoxha u ndihmua nga artistët

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 5 days ago
Maks Velo në një rrëfim për marrëdhëniet mes artistëve dhe komunizmit. Si e sheh ai botimin e kujtimeve mbi diktaturën dhe plagjiaturën në letërsinë e burgut *Maks Velo* ** Enver Hoxha e pati disi të lehtë të krijojë mitin e tij. Ndihmuan shumë shkrimtarët dhe artistët. Lidhja ishte organi i ngarkuar për këtë. Sidomos pas 1973-shit, Dritëro Agolli si kryetar dhe Kujtim Buza si sekretar, bënë një punë të madhe për këtë. Tani të gjithë duan të lajnë duart. Prandaj botojnë kujtime. Këto kujtime kanë shumë pak objektivitet dhe vërtetësi. Më shumë janë si fiksione. Edhe një herë tre… more »

Epo, ti s’je me kohën, kjo është e gjitha!

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 5 days ago
*Prozë* *Një libërth i vogël, gati si xhepi, më titullin “Fëmija i pestë” i nobelistes Dorris Lessing, përkthyer nga Etleva Kondakçiu, botimet “Skënderbeg”, është tronditës për nga përballja psikologjike me intensitetin e tmerrit, se si ëndrrat mes dy të dashuruarve që “nuk i përkasin kohës” kthehen në një makth surrealist në një jetë familjare subversive me realitetin, si një ngjarje horror. Më poshtë fragmenti i shkëputur nga ky roman është veçse hyrja e kësaj marrëdhënie, për të kuptuar më pas, pse jeta në ty dhuron barra nga më të paimagjinueshme* *Doris Lessing* Harieta dh… more »

Nëse iki prej teje, të gjitha m’i gris…

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 5 days ago
*Edoardo Sanguineti është një nga emblemat më të përpikta të poezisë dhe kulturës së neomodernitetit italian, por edhe më gjerë. Ai është gjithashtu autor i antologjisë “Poezia italiane e nëntëqindës” si dhe përkthyes i Euripidit, Senekës dhe poezive të Xhojsit etj. Për cilësinë e nismëtarit, për shkëlqimin poetik dhe kompleksitetin teoriko-kulturor, ai është figura më e rëndësishme e neoavanguardizmit dhe përfaqëson disa nga zhvillimet formale më konsekuente e radikale të kësaj lëvizje, siç janë teza paradoksale për kohën, atë të bërjes së avangardës një art muzeal! Më poshtë kem… more »

JETA IME. Poezi nga Dom Gjergj Simoni

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 5 days ago
*DOSIER * *Dom Gjergj Simoni, poeti disident i dënuar për poezi* *Nata e errët e shqisave dhe shpirtit* *(Mbi poezinë e Dom Gjergj Simonit në vëllimin “I burgosi vetëm koha”, At Gjergj Fishta, Shkodër 2011)* *Nga Agron TUFA* Rëndom, sipas traditës (të lashtë a të re), në mbarim të çdo beteje, në interval ndërprerje, kur kampet ndërluftuese tërhiqen, e fundit marrëdhënie midis palëve, si për humbësit si për ngadhnjimtarët, mbetet prapë fusha e betejës. Palët kthejnë kësaj here për të bërë bilancin e të vrarëve dhe për t’i varrosur të rënët me nderimet që u takojnë. Unë mendoj se … more »

Me Edith Durhamin “Në Tokën e Shqiponjave” – Nga PIRO P. TASE

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 5 days ago
NË KËRKIM TË FAKTIT HISTORIK (Me Edith Durhamin « Në Tokën e Shqiponjave ») *PIRO P. TASE* Të ndërtosh historinë e një kombi mbi bazën e shënimeve të udhëtarëve të huaj që kanë vizituar atë vend, nëpër rrjedhën e shekujve, është një gjë shumë interesante. Këtë mision ka ndërmarrë edhe autori i studimit të fundit mbi këtë fushë, Piro Tase, në edicionin « Të Huajt për Shqipërinë dhe Shqiptarët » botuar nga Shtëpia botuese amerikane « Outskirts Press » dhe vënë në qarkullim ‘on line’ nga sitet e fuqishme ‘AMAZON‘ dhe ’BARNES & NOBLE’ Të huajt që kanë ‘shkelur’ këtë vend, vijnë ng… more »

Intervista/ Sulejman Mato: Ju rrëfej mëkatet e Lidhjes së Shkrimtarëve

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 5 days ago
Fatmira Nikolli Për Sulejman Maton, redaktor i dikurshëm pranë Lidhjes së Shkrimtarëve, më të rrezikshme sesa vetë Sigurimi i Shtetit kanë qenë organizatat e Partisë. Në një intervistë për “GSH” ai tregon se si funksiononte puna në Lidhje dhe se si e përjashtuan prej andej. Në një prej tri mbledhjeve që u bënë për të, ai u pushua nga puna. Në mbrojtje të tij doli vetëm Jakov Xoxa, ndërsa dakord për shkarkimin ishte Fatmir Gjata. *Si e mbani mend kohën në Lidhjen e Shkrimtarëve?** * *Sigurimi i Shtetit ishte brenda një ministrie që merrej me persona të veçantë. Ata piketoheshin n… more »

Librat e rinj këtë fundjave

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 6 days ago

Faik Konica: Ja përse e refuzova Kongresin e Manastirit!

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 6 days ago
Faik Bej Konica, në vitet 1900 veshur me kostum tradicional shqiptar të toskërisë Ndoshta nuk është rasti, sepse nuk përbën një jubile të mirëfilltë ( megjithëse viti përkon me një përvjetor jubilar) por Kongresi i Manastirit (që u mbajt në datat 14-22 nëntor 1908) dhe vendimet e tij, koha vërtetoi se ishin padyshim, jo vetëm ndër më historiket, por edhe me një ndikim të përmasave madhore për fatin e gjuhës, kulturës e arsimit shqip në vitet e dekadat që pasuan. Megjithëse aty morën pjesë shumë figura të ndritura e me kontribute të pamohueshme në çështjen kombëtare, s’na kishte shkua… more »

Fan Noli, nxënës i përjetshëm me pesë diploma

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 6 days ago
*NASHO JORGAQI* Fan Noli është nga ato figura jo të zakonshme, që ngaherë të befason jo vetëm me veprën e gjithanshme, por edhe me jetën e tij. Mbi të gjitha, ai ishte njeri me germa të mëdha dhe si i tillë, shpërfaqet në tërë dimensionet njerëzore. Kështu, në historinë e kulturës sonë kombëtare, Fan Noli u takon atyre rasteve tepër të rralla, veçanërisht të kohës së tij, që në të katër stinët e jetës mbeti deri në fund nxënës. Nxënës në fëmini e në djalëri, në rini, në moshën e pjekurisë dhe në vitet e pleqërisë. Një nxënës krejt i veçantë, me një profil të dallueshëm nga të tje… more »

Këngët e dhimbjes

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 6 days ago
** *Speciale/ Lëndina e lotëve në Korçë, rrëfim dhimbjesh përmes këngëve të kurbetit* *Rrëfimi i rrallë* *Lëndinave e lotëve në Korçë, si tregohet në këngët e kurbetit* *Vepror Hasani* Kjo histori dhe shumë të tjera si këto ka mbetur e shkruara nëpër këngët e dhimbjes.. Historia e mëposhtme sjell përmes vargjeve të këngëve të gjitha brengat e kohës I Kishte ardhur çasti të dilte nga shtëpia dhe të nisej drejt “Lëndinës së lotëve”, kështu quhet ai vend që gjendet në fund të Korçës. Nuk ishte i sigurtë nëse duhej ta zgjonte të shoqen ose jo. Gjithë natën kishin qëndruar pa gjumë… more »

DESPOTË TË EPIRIT E PRINCËR TË MAQEDONISË

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 6 days ago
Paolo Petta (1942 – 1999), një ndër studiuesit më interesantë të historisë së Shqipërisë të këtyre dekadave të fundit, u lind në Feltre të Italisë në një familje me origjinë nga Piana degli Albanesi. Ekspert i së Drejtës Kushtetuese dhe studiues historie, ai ka punuar në Senatin e Republikës Italiane si Drejtor i Shërbimit për hartimin dhe rishikimin e teksteve legjislative. Veç shkrimeve të tij të shumta prej eksperti të së drejtës kushtetuese, Paolo Petta është autor i disa shkrimeve historike, mes të cilave dhe i dy librave, si dhe i një sërë shkrimesh me t… more »

Vitrina e librit, 26 Maj

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 6 days ago

Libra në trotuare

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 1 week ago
EDMOND TUPJA Libra në trotuare. Shtruar. Shtrirë. Hedhur. Memecë. Në acar. Në djegagur. Nganjëherë në shi. Mushama përsipër. Futje e nxituar në kuti. Libra në trotuare. Të përdorur. Të rinj. Dukuri e re kjo në Shqipëri, karakteristike e tranzicionit pasdiktatorial. Zhvleftësim. Përtokë “Komedia Hyjnore” e Dantes. Përtokë dramat e Shekspirit. Përtokë “Don Kishoti” i Servantesit. Përtokë komeditë e Molierit, tragjeditë e Rasinit. Përtokë Dostojevski, Pushkini, Pasternaku. Përtokë Niçja. Përtokë Frojdi. Përtokë Hemingueji. Përtokë Markezi. Përtokë Kadareja, Agolli e shumë të tjerë shk… more »

“SI TË SHKRUAJMË SHQIP”, NJË LIBËR I DOMOSDOSHËM PËR SHKOLLAT SHQIPTARE (Me autor, prof. dr. Gjovalin Shkurtaj-akad. as.)

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 1 week ago
** *Nga: Dr. Anila Kananaj, * *në Qendrën e Studimeve Albanologjike-Tiranë* Gjuhëtarët shqiptarë nuk kanë rreshtur kurrë së shkruari e së foluri për mbrojtjen dhe ruajtjen e gjuhës shqipe dhe të kulturës shkrimore të saj, si një element përbashkues identifikues, i domosdoshëm për të gjithë shqiptarët, veçanërisht në këtë kohë të tranzicionit të kulturës shqiptare. Me këtë qëllim parësor bashkohet edhe libri “*Si të shkruajmë shqip” (Baza të shkrimit akademik), *i prof. dr. Gjovalin Shkurtaj –akad. as. Ai u përurua më 15 mars 2013, në një takim me studentët e Fakultetit të Drej… more »

Ndërthurja epike dhe lirike si dëshmi e mjeshtërisë letrare të Sadri Ahmetit

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 1 week ago
*Hysni Ndreu* * * Nuk është më diçka e pazakontë që, në Shqipërinë paskomuniste, disa nga korifejtë e kulturës shqiptare vazhdojnë të mbeten thuajse të panjohur nga lexuesi i gjerë, shumë pak të trajtuar nga kritika dhe studimet letrare, qëllimisht të harruar nga institucionet kulturore. Deri më tash duket se jemi mjaftuar vetëm me nisma individësh të veçantë, dashamirës të autorëve të anatemuar, ndërkohë që institucionet përkatëse, të kulturës dhe shkencës, vazhdojnë të tjerrin harresë e mospërfillje ndaj një arti që klith i vetëm dhe në “pritje të dëshpëruar” për të fituar h… more »

Si e vranë Drita Çomon

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 1 week ago
Nga ALEKO LIKAJ ** **** Arkivolin e ulën për një çast në tokë. Kishin kaluar pragun e një shtëpie, që gjasonte më tepër me një barangë të vjetër pas postës së policisë së qytetit, ku përgjoheshin prej viteve. Dy gra që lëviznin drejt derës. Njëra prej tyre e mbylli bravën dhe çelësin e futi në xhepin e një xhakete të vjetër të zezë, të dalë boje. Gruaja tjetër diç kërkoi në çantën që mbante në supin e djathtë, pastaj u afrua drejt kreut të arkivolit. Burri që ishte aty dhe që i dalloheshin nga larg një palë mustaqe të holla, bëri një shenjë rrefuzimi. Nga dritarja e dhomës… more »

“SI TË SHKRUAJMË SHQIP”, NJË LIBËR I DOMOSDOSHËM PËR SHKOLLAT SHQIPTARE (Me autor, prof. dr. Gjovalin Shkurtaj-akad. as.)

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 1 week ago
** *Nga: Dr. Anila Kananaj, * *në Qendrën e Studimeve Albanologjike-Tiranë* Gjuhëtarët shqiptarë nuk kanë rreshtur kurrë së shkruari e së foluri për mbrojtjen dhe ruajtjen e gjuhës shqipe dhe të kulturës shkrimore të saj, si një element përbashkues identifikues, i domosdoshëm për të gjithë shqiptarët, veçanërisht në këtë kohë të tranzicionit të kulturës shqiptare. Me këtë qëllim parësor bashkohet edhe libri “*Si të shkruajmë shqip” (Baza të shkrimit akademik), *i prof. dr. Gjovalin Shkurtaj –akad. as. Ai u përurua më 15 mars 2013, në një takim me studentët e Fakultetit të Drejtë… more »

Londo, ndjesë Kadaresë për heshtjen pas pretencës penale të ‘Pallatit të ëndrrave’

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 1 week ago
BARDHYL LONDO (MAJTAS) ISMAIL KADARE *Mbi librin me kujtime “Jeta që na dhanë”* *Brenga e shkrimtarit që s’e mbrojti kolegun gjatë sulmeve për “Pallatin e ëndrrave”* Një botë bardhezi nuk ka nevojë as për letërsinë, as për shkrimtarin. Shoqëri të tilla janë totalitare. Ne ende e kemi kujtimin dhe trashëgiminë e një shoqërie të tillë. Në një aso shoqërie ekstremesh, ku vdekja e artit është siguri matematike, ku “e mira” dhe “e keqja” e skajshme ishin terminologjia jonë, lind pyetja: Si jetoi, si mbijetoi, si u transformua, si doli prej asaj shoqërie shkrimtari dhe intelektuali shqip… more » 
Advertisements