Botimet Shqiptare

Leave a comment

Enigma e dyfishtë e vrasësit të anonimeve, mes tyre dhe një shqiptare

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 5 hours ago
*Një shkrimtar, një mister – Donato Bilancia* * * *Alberto Bevilacqua * * * Kur më kërkojnë të shkruaj një roman të verdhë (kam shkruar vetëm një të tillë dhe sui generis, Gialloparma) nuk mendoj për një vrasje specifike, për një vrasës specifik të regjistruar në kronikën e zezë, mbi të cilën të zhvillohet një hetim objektiv. Për një konjukturë që nuk është paradoks, por për një interpretim alegorik të realitetit. Një njeriu që ka shkruar një roman të verdhë nëpërmjet vetvetes, sikur trupi i tij, mendja e tij, të qenë një grumbull letrash mbi të cilat të shtrijë një histori kriminale… more »

Tre poezi nga Philip Larkin

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 8 hours ago
* ** ** ** ** ** ** ** ** ** ** ** ** ** ** * * ** * * **Alba* Të zgjohesh duke dëgjuar Të këndojë një gjel në largësi Hapni dyert dhe shikoni Retë po ikin … Sa e çuditshme është që zemra nuk ndjen, Që është e ftohtë, si sendet. * **Duke ardhur* Sa shumë po zgjaten mbrëmjet Drita e verdhë dhe të ftohtë Lag ballin e qetë të shtëpive. Te pema e dafinës Në kopshtin e zhveshur Këndon një mëllenjë: Zëri i saj i ri të befason Muri me tulla. Së shpejti do të vijë pranvera Së shpejti do të vijë pranvera Dhe unë me fëmijërinë time për dore Harruar prej mërzisë E ndiej veten si një fëmijë Që v… more »

Forca e gjuhës

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 1 day ago
*Jashar Qemal*** * Vizita në Shqipëri më ka lënë gjurmë të pashlyeshme. Dëshiroja të isha përsëri mes jush pas 31 vjetëve, por nuk është e mundur. Të gjithëve u përcjell nga Stambolli ndjenjat e dashurisë dhe përshëndetjet e mia. Falënderoj miqtë që kanë organizuar dhe që marrin pjesë në këtë takim. Unë e kam nisur letërsinë që kur isha fëmijë. Fshati im ishte një fshat i turkmenëve nomadë të vendosur pas një kryengritjeje në vitin 1865. Kur isha fëmijë në fshat vinin shumë poetë popullorë, rrëfyes legjendash. Ata shëtitnin në të gjithë Çukurovanë. Unë isha tepër kureshtar për rrëf… more »

Tjetri brenda nesh, from Prishtina with love

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 1 day ago
Mirela Kumbaro Nuk doja ta humbisja për të tretën herë Festivalin Ndërkombëtar të Letërsisë, që organizohet në Prishtinë nga Qendra Multimedia dhe nga organizata kulturore “Beton” nga Beogradi. Programet joshëse të dy edicioneve të para më shtynë të rikthehesha në fundjavën e 10-12 majit në Prishtinë për të ndjekur Festivalin e Poezisë, të Letërsisë, por edhe të Muzikës e të Koreografisë, të Zërave e të Gjuhëve, të Artistëve e të Njerëzve. Polip 2013. Polip si gjallesa e detit me tetë këmbë që mes vetes përzihen e me të tjera lidhen. Për të dhënë nga Vetja e për të marrë nga Tjetr… more »

HEREZI (Në vend të demarshit për aktin vandal të 24 majit) – Agim Vinca

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 2 days ago
Agim Vinca Sulmi në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir ndodhi në Ditën e Shën Kirilit dhe Metodit, që është festë zyrtare në shtetin fqinj me emrin FYROM. Mesazhi i tij është i qartë: këtu s’ka vend për shkronjat shqipe! Alfabeti cirilik s’i duruaka ato. Shkronjat shqipe! Mbase as latine. Urrejtje, krim, barbari… Ç’është, vallë, kjo që ndodhi në Ditën e Shën Kirilit dhe Metodit në Manastir? Në “qytetin e konsujve”, si e quajnë ata; seli e Vilajetit dhe e Kongresit, për ne. Aty ku burrat nga të katër anët e Arbërisë morën vendimin historik të ABE-së. Si mund të jenë të shenjtë ata që s’i … more »

Pandeli Koçi: “Odhise Grillo u dënua nga Lidhja vetëm për një poezi”

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 2 days ago
- Nga shtëpitë botuese pëlqehet letërsia për fëmijë e përkthyer. – Përkthime të dobëta dhe botime pirate të letërsisë së huaj për një kosto më të ulët lënë jashtë loje letërsinë origjinale për fëmijë në shqip “Shkrimtarët për fëmijë gjatë Lidhjes së Shkrimtarëve patjetër duhej që t’i këndonin xhaxhit Enver” *Valeria Dedaj * * Pandeli Koçi* -Në rastin e lexuesit të sinqertë, fëmijës, gjithmonë bëhet fjalë për një letërsi të kontrolluar e të orientuar. Vihet re se shtëpitë e botimit e kanë ulur në masë të konsiderueshme botimin e letërsisë për fëmijë. Qarkullimi… more »

Razi Brahimi: Londo ka pranuar vetë të drejtojë “Dritën”

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 2 days ago
*Valeria Dedaj* Razi Brahimi – Razi Brahimi, ish-kritik, ishpedagog e dekan në Institutin e Lartë të Arteve, por dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve qysh në krijimin e saj, tregon në një intervistë për “Shekullin” sesi Komiteti Qendror merrte vendimet për Lidhjen e Shkrimtarëve. Ai tregon se sa ka ndikuar Enver Hoxha, Nexhmie Hoxha dhe Ramiz Alia në vendimet e Lidhjes. Çfarë ndodhte para se të botoheshin veprat, dhe kush ishin të “preferuarit” e partisë? Gjithashtu jep një këndvështrim tjetër të asaj që Bardhyl Londo ka shkruar në “Jeta që na dhanë” botim i “Toenës”,… more »

Koha e kujtimeve të harruara

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 2 days ago
- Librat me kujtime, kanë krijuar një pamje absurde, sikur janë libra të jashtëzakonshëm. Shkrimtarët, në një masë të konsiderueshme janë lëshuar me turr për të shkruar kujtimet, për kohën e diktaturës, pra edhe për Lidhjen… *Behar Gjoka/ Studiues* -Pas librave të Fatos Arapit, Fatos Kongolit, Elena Kadaresë, Nasho Jorgaqit dhe shumë të tjerëve, i erdhi radha Bardhyl Londos, që të paraqesë kujtimet për Lidhjen e Shkrimtarëve dhe aktorët kryesorë të saj, që tani i ka mbetur vetëm hija dhe kujtimet më tepër janë fashitur. Fakti, që është pritur me kaq zhurmë dhe r… more »

Londo: Rasti Stani- Lleshanaku, kur Lidhja edhe të martonte

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 2 days ago
** – Përveç dënimeve që jepnin gjyqet, kishte dhe një dënim tjetër, dënimi me vetmi, me harrim, me izolim – Drejtuesit e censures nuk “orientonin” vetëm mendimet e shkrimtarit, por duhej të martoheshe me atë që donin ata. Shkrimtari Lazër Stani kishte filluar lidhjet me poeten Luljeta Lleshanaku *Bardhyl Londo* – “Jeta që na dhanë” i Bardhyl Londos është një libër me kujtime të brezit të tij. Në kapitullin e V të këtij libri gjenden kujtimet gjatë periudhës që Londo ka qenë pjesë e Lidhjes së Shkrimtarëve. Kanë qenë plotë 20 vite që ai i kaluar si gazetar, kryere… more »

KUR DEGJOVA SE PARI PER ERNEST KOLIQIN

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 2 days ago
*Nga KOLEC TRABOINI* ** Ernest Koliqi në familje malësore të Mark Mirit në 1938 – Foto nga Shan Pici Emrin e Ernest Koliqit e kam ndigjue pas kthimit nga ushtria kur mezi gjeta një punë të rëndë krahu në sheshin e stivimit në Kombinatin e Drurit në Shkodër. Tek reparti mekanik punonte edhe Viktori. Ishte një burrë i urtë, i martuar, familjar i rregullt dhe njeri që përmes syzeve të trasha shprehte një inteligjencë të madhe, por po aq e madhe ishte edhe vetërmbajtja e tij për ta shfaqur atë përmes fjalës. Ishte si fjalpremë. *Në ato katër vjet që punova bashkë me të, jo pak raste na… more »

20 shenjat që tregojnë varësinë ndaj tyre

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 2 days ago
“Libraria është vendi ku natyra njerëzore është më e brishtë se kurrë” – Henry Ward Beecher *Librat* Teksa Borgezi e imagjinon parajsën si një vend me shumë libra, ka nga ata njerëz, të cilët të mahnitur pas librave, e kanë të vështirë ta ndajnë leximin nga vetja. Nga ana tjetër, Heminguej i përshkruan librat si miqtë më besnikë. Për të gjithë ata që lexojnë shumë, ja 20 shenjat që ju paralajmërojnë për varësinë ndaj leximit. 1. *Nëse në vegjëli librat ishin miqtë tuaj më të mirë*. Pasioni për librin zakonisht kultivohet që në fëmijëri, nëse e keni pasur këtë “ves”, atëherë jeni … more »

Ju tregoj ‘70-ën e Alushit!

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 2 days ago
*Josif Papagjoni* Piktura e Alush Shimës mund të quhet një “pikturë ndryshe”. Ndryshe, për fundvitet ‘60 dhe fillimvitet ‘70. Qe një kapërcyell a e ndërmjetme e shumëdëshiruar dje, e shumëpërfolur sot. Unë e kam jetuar vetë atë kohë. Dhe vërtet patëm iluzionin se bryma po zbutej e diç nga flladet e një “pranvere” lëshimi e shprese po i shkrinte akullnajat brenda vetëdijes së kanonizuar estetike që kishte krijuar perandorinë e saj në mediumet artistike të vendit. Shi në këtë të ndërmjetme kohore diçka “ndryshe” nisi të plazmohej në imagjinatën krijuese të piktorëve e, diku-diku, mes… more »

KODI SEKRET I ROMANIT «PALLATI I ËNDRRAVE»

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 3 days ago
Kastriot Myftaraj Romani i Ismail Kadaresë «Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave», ose siç njihet me titullin me të cilin është botuar jashtë vendit «Pallati i ëndrrave», mbahet prej ithtarëve të Kadaresë si argu­menti i fundit dhe decid për të mbështetur pretendimin e tyre se Ismail Kadare ka bërë disidentin ndaj regjimit komunist. Ata thonë: mirë pra, Kadare ka shkruar «Shqiponjat fluturojnë lart», «Dimri i madh» etj., por Ismail Kadare ka shkruar edhe «Pallati i ëndrrave». Mbi këtë roman të Kadaresë, më tepër se mbi çdo vepër të tij, është ndërtuar miti i Kadaresë-disident në k… more »

MREKULLIA E FËMIJËRISË: RRITJA FIZIKE DHE ZHVILLIMI MENDOR (Për një “vizitë” miqësore të “Dorelës”-libër nga prof. Murat Gecaj, në Belgjikë)

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 4 days ago
*Nga: Prof. KOLE TAHIRI * * etno-psikolog* * K.Tahiri * ** * * *Paraqitje e “Dorelës” dhe “Babushit”, në Bruksel * Nje dite pranevere , “Dorela-liber”, dora-doras me “babushin-autor”, u shfaqen ne Brukselin qiellgri dhe na “zbuluan” misteret e tyre te kendshme, sollen mesazhet e veta miqesore. Sapo merr ne dore librin “Dorela”, emer i personazhi kryesor, qe ne kopertine te befason fotoja e kesaj mbese vogelushe, me veshtrimin e saj te ngrohte, miqesor, te sinqerte, por edhe kureshtar e lozanjar, me syte e saj te zinje, vetullat e bukura, h… more »

LIBRI: KALAJA LEGJENDE DHE ART (Video)

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 5 days ago

Enver Hoxha u ndihmua nga artistët

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 5 days ago
Maks Velo në një rrëfim për marrëdhëniet mes artistëve dhe komunizmit. Si e sheh ai botimin e kujtimeve mbi diktaturën dhe plagjiaturën në letërsinë e burgut *Maks Velo* ** Enver Hoxha e pati disi të lehtë të krijojë mitin e tij. Ndihmuan shumë shkrimtarët dhe artistët. Lidhja ishte organi i ngarkuar për këtë. Sidomos pas 1973-shit, Dritëro Agolli si kryetar dhe Kujtim Buza si sekretar, bënë një punë të madhe për këtë. Tani të gjithë duan të lajnë duart. Prandaj botojnë kujtime. Këto kujtime kanë shumë pak objektivitet dhe vërtetësi. Më shumë janë si fiksione. Edhe një herë tre… more »

Epo, ti s’je me kohën, kjo është e gjitha!

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 5 days ago
*Prozë* *Një libërth i vogël, gati si xhepi, më titullin “Fëmija i pestë” i nobelistes Dorris Lessing, përkthyer nga Etleva Kondakçiu, botimet “Skënderbeg”, është tronditës për nga përballja psikologjike me intensitetin e tmerrit, se si ëndrrat mes dy të dashuruarve që “nuk i përkasin kohës” kthehen në një makth surrealist në një jetë familjare subversive me realitetin, si një ngjarje horror. Më poshtë fragmenti i shkëputur nga ky roman është veçse hyrja e kësaj marrëdhënie, për të kuptuar më pas, pse jeta në ty dhuron barra nga më të paimagjinueshme* *Doris Lessing* Harieta dh… more »

Nëse iki prej teje, të gjitha m’i gris…

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 5 days ago
*Edoardo Sanguineti është një nga emblemat më të përpikta të poezisë dhe kulturës së neomodernitetit italian, por edhe më gjerë. Ai është gjithashtu autor i antologjisë “Poezia italiane e nëntëqindës” si dhe përkthyes i Euripidit, Senekës dhe poezive të Xhojsit etj. Për cilësinë e nismëtarit, për shkëlqimin poetik dhe kompleksitetin teoriko-kulturor, ai është figura më e rëndësishme e neoavanguardizmit dhe përfaqëson disa nga zhvillimet formale më konsekuente e radikale të kësaj lëvizje, siç janë teza paradoksale për kohën, atë të bërjes së avangardës një art muzeal! Më poshtë kem… more »

JETA IME. Poezi nga Dom Gjergj Simoni

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 5 days ago
*DOSIER * *Dom Gjergj Simoni, poeti disident i dënuar për poezi* *Nata e errët e shqisave dhe shpirtit* *(Mbi poezinë e Dom Gjergj Simonit në vëllimin “I burgosi vetëm koha”, At Gjergj Fishta, Shkodër 2011)* *Nga Agron TUFA* Rëndom, sipas traditës (të lashtë a të re), në mbarim të çdo beteje, në interval ndërprerje, kur kampet ndërluftuese tërhiqen, e fundit marrëdhënie midis palëve, si për humbësit si për ngadhnjimtarët, mbetet prapë fusha e betejës. Palët kthejnë kësaj here për të bërë bilancin e të vrarëve dhe për t’i varrosur të rënët me nderimet që u takojnë. Unë mendoj se … more »

Me Edith Durhamin “Në Tokën e Shqiponjave” – Nga PIRO P. TASE

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 5 days ago
NË KËRKIM TË FAKTIT HISTORIK (Me Edith Durhamin « Në Tokën e Shqiponjave ») *PIRO P. TASE* Të ndërtosh historinë e një kombi mbi bazën e shënimeve të udhëtarëve të huaj që kanë vizituar atë vend, nëpër rrjedhën e shekujve, është një gjë shumë interesante. Këtë mision ka ndërmarrë edhe autori i studimit të fundit mbi këtë fushë, Piro Tase, në edicionin « Të Huajt për Shqipërinë dhe Shqiptarët » botuar nga Shtëpia botuese amerikane « Outskirts Press » dhe vënë në qarkullim ‘on line’ nga sitet e fuqishme ‘AMAZON‘ dhe ’BARNES & NOBLE’ Të huajt që kanë ‘shkelur’ këtë vend, vijnë ng… more »

Intervista/ Sulejman Mato: Ju rrëfej mëkatet e Lidhjes së Shkrimtarëve

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 5 days ago
Fatmira Nikolli Për Sulejman Maton, redaktor i dikurshëm pranë Lidhjes së Shkrimtarëve, më të rrezikshme sesa vetë Sigurimi i Shtetit kanë qenë organizatat e Partisë. Në një intervistë për “GSH” ai tregon se si funksiononte puna në Lidhje dhe se si e përjashtuan prej andej. Në një prej tri mbledhjeve që u bënë për të, ai u pushua nga puna. Në mbrojtje të tij doli vetëm Jakov Xoxa, ndërsa dakord për shkarkimin ishte Fatmir Gjata. *Si e mbani mend kohën në Lidhjen e Shkrimtarëve?** * *Sigurimi i Shtetit ishte brenda një ministrie që merrej me persona të veçantë. Ata piketoheshin n… more »

Librat e rinj këtë fundjave

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 6 days ago

Faik Konica: Ja përse e refuzova Kongresin e Manastirit!

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 6 days ago
Faik Bej Konica, në vitet 1900 veshur me kostum tradicional shqiptar të toskërisë Ndoshta nuk është rasti, sepse nuk përbën një jubile të mirëfilltë ( megjithëse viti përkon me një përvjetor jubilar) por Kongresi i Manastirit (që u mbajt në datat 14-22 nëntor 1908) dhe vendimet e tij, koha vërtetoi se ishin padyshim, jo vetëm ndër më historiket, por edhe me një ndikim të përmasave madhore për fatin e gjuhës, kulturës e arsimit shqip në vitet e dekadat që pasuan. Megjithëse aty morën pjesë shumë figura të ndritura e me kontribute të pamohueshme në çështjen kombëtare, s’na kishte shkua… more »

Fan Noli, nxënës i përjetshëm me pesë diploma

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 6 days ago
*NASHO JORGAQI* Fan Noli është nga ato figura jo të zakonshme, që ngaherë të befason jo vetëm me veprën e gjithanshme, por edhe me jetën e tij. Mbi të gjitha, ai ishte njeri me germa të mëdha dhe si i tillë, shpërfaqet në tërë dimensionet njerëzore. Kështu, në historinë e kulturës sonë kombëtare, Fan Noli u takon atyre rasteve tepër të rralla, veçanërisht të kohës së tij, që në të katër stinët e jetës mbeti deri në fund nxënës. Nxënës në fëmini e në djalëri, në rini, në moshën e pjekurisë dhe në vitet e pleqërisë. Një nxënës krejt i veçantë, me një profil të dallueshëm nga të tje… more »

Këngët e dhimbjes

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 6 days ago
** *Speciale/ Lëndina e lotëve në Korçë, rrëfim dhimbjesh përmes këngëve të kurbetit* *Rrëfimi i rrallë* *Lëndinave e lotëve në Korçë, si tregohet në këngët e kurbetit* *Vepror Hasani* Kjo histori dhe shumë të tjera si këto ka mbetur e shkruara nëpër këngët e dhimbjes.. Historia e mëposhtme sjell përmes vargjeve të këngëve të gjitha brengat e kohës I Kishte ardhur çasti të dilte nga shtëpia dhe të nisej drejt “Lëndinës së lotëve”, kështu quhet ai vend që gjendet në fund të Korçës. Nuk ishte i sigurtë nëse duhej ta zgjonte të shoqen ose jo. Gjithë natën kishin qëndruar pa gjumë… more »

DESPOTË TË EPIRIT E PRINCËR TË MAQEDONISË

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 6 days ago
Paolo Petta (1942 – 1999), një ndër studiuesit më interesantë të historisë së Shqipërisë të këtyre dekadave të fundit, u lind në Feltre të Italisë në një familje me origjinë nga Piana degli Albanesi. Ekspert i së Drejtës Kushtetuese dhe studiues historie, ai ka punuar në Senatin e Republikës Italiane si Drejtor i Shërbimit për hartimin dhe rishikimin e teksteve legjislative. Veç shkrimeve të tij të shumta prej eksperti të së drejtës kushtetuese, Paolo Petta është autor i disa shkrimeve historike, mes të cilave dhe i dy librave, si dhe i një sërë shkrimesh me t… more »

Vitrina e librit, 26 Maj

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 6 days ago

Libra në trotuare

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 1 week ago
EDMOND TUPJA Libra në trotuare. Shtruar. Shtrirë. Hedhur. Memecë. Në acar. Në djegagur. Nganjëherë në shi. Mushama përsipër. Futje e nxituar në kuti. Libra në trotuare. Të përdorur. Të rinj. Dukuri e re kjo në Shqipëri, karakteristike e tranzicionit pasdiktatorial. Zhvleftësim. Përtokë “Komedia Hyjnore” e Dantes. Përtokë dramat e Shekspirit. Përtokë “Don Kishoti” i Servantesit. Përtokë komeditë e Molierit, tragjeditë e Rasinit. Përtokë Dostojevski, Pushkini, Pasternaku. Përtokë Niçja. Përtokë Frojdi. Përtokë Hemingueji. Përtokë Markezi. Përtokë Kadareja, Agolli e shumë të tjerë shk… more »

“SI TË SHKRUAJMË SHQIP”, NJË LIBËR I DOMOSDOSHËM PËR SHKOLLAT SHQIPTARE (Me autor, prof. dr. Gjovalin Shkurtaj-akad. as.)

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 1 week ago
** *Nga: Dr. Anila Kananaj, * *në Qendrën e Studimeve Albanologjike-Tiranë* Gjuhëtarët shqiptarë nuk kanë rreshtur kurrë së shkruari e së foluri për mbrojtjen dhe ruajtjen e gjuhës shqipe dhe të kulturës shkrimore të saj, si një element përbashkues identifikues, i domosdoshëm për të gjithë shqiptarët, veçanërisht në këtë kohë të tranzicionit të kulturës shqiptare. Me këtë qëllim parësor bashkohet edhe libri “*Si të shkruajmë shqip” (Baza të shkrimit akademik), *i prof. dr. Gjovalin Shkurtaj –akad. as. Ai u përurua më 15 mars 2013, në një takim me studentët e Fakultetit të Drej… more »

Ndërthurja epike dhe lirike si dëshmi e mjeshtërisë letrare të Sadri Ahmetit

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 1 week ago
*Hysni Ndreu* * * Nuk është më diçka e pazakontë që, në Shqipërinë paskomuniste, disa nga korifejtë e kulturës shqiptare vazhdojnë të mbeten thuajse të panjohur nga lexuesi i gjerë, shumë pak të trajtuar nga kritika dhe studimet letrare, qëllimisht të harruar nga institucionet kulturore. Deri më tash duket se jemi mjaftuar vetëm me nisma individësh të veçantë, dashamirës të autorëve të anatemuar, ndërkohë që institucionet përkatëse, të kulturës dhe shkencës, vazhdojnë të tjerrin harresë e mospërfillje ndaj një arti që klith i vetëm dhe në “pritje të dëshpëruar” për të fituar h… more »

Si e vranë Drita Çomon

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 1 week ago
Nga ALEKO LIKAJ ** **** Arkivolin e ulën për një çast në tokë. Kishin kaluar pragun e një shtëpie, që gjasonte më tepër me një barangë të vjetër pas postës së policisë së qytetit, ku përgjoheshin prej viteve. Dy gra që lëviznin drejt derës. Njëra prej tyre e mbylli bravën dhe çelësin e futi në xhepin e një xhakete të vjetër të zezë, të dalë boje. Gruaja tjetër diç kërkoi në çantën që mbante në supin e djathtë, pastaj u afrua drejt kreut të arkivolit. Burri që ishte aty dhe që i dalloheshin nga larg një palë mustaqe të holla, bëri një shenjë rrefuzimi. Nga dritarja e dhomës… more »

“SI TË SHKRUAJMË SHQIP”, NJË LIBËR I DOMOSDOSHËM PËR SHKOLLAT SHQIPTARE (Me autor, prof. dr. Gjovalin Shkurtaj-akad. as.)

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 1 week ago
** *Nga: Dr. Anila Kananaj, * *në Qendrën e Studimeve Albanologjike-Tiranë* Gjuhëtarët shqiptarë nuk kanë rreshtur kurrë së shkruari e së foluri për mbrojtjen dhe ruajtjen e gjuhës shqipe dhe të kulturës shkrimore të saj, si një element përbashkues identifikues, i domosdoshëm për të gjithë shqiptarët, veçanërisht në këtë kohë të tranzicionit të kulturës shqiptare. Me këtë qëllim parësor bashkohet edhe libri “*Si të shkruajmë shqip” (Baza të shkrimit akademik), *i prof. dr. Gjovalin Shkurtaj –akad. as. Ai u përurua më 15 mars 2013, në një takim me studentët e Fakultetit të Drejtë… more »

Londo, ndjesë Kadaresë për heshtjen pas pretencës penale të ‘Pallatit të ëndrrave’

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 1 week ago
BARDHYL LONDO (MAJTAS) ISMAIL KADARE *Mbi librin me kujtime “Jeta që na dhanë”* *Brenga e shkrimtarit që s’e mbrojti kolegun gjatë sulmeve për “Pallatin e ëndrrave”* Një botë bardhezi nuk ka nevojë as për letërsinë, as për shkrimtarin. Shoqëri të tilla janë totalitare. Ne ende e kemi kujtimin dhe trashëgiminë e një shoqërie të tillë. Në një aso shoqërie ekstremesh, ku vdekja e artit është siguri matematike, ku “e mira” dhe “e keqja” e skajshme ishin terminologjia jonë, lind pyetja: Si jetoi, si mbijetoi, si u transformua, si doli prej asaj shoqërie shkrimtari dhe intelektuali shqip… more » 

Botimet Shqiptare

Leave a comment

Masakrat që shtypën revoltën e Qafë-Barit – VISAR ZHITI

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 1 week ago
*VISAR ZHITI* * VISAR ZHITI**“Ferri i çarë”, libri i Visar Zhitit në kujtim të 29-vjetorit të masakrës* *Zhiti: Qafë-Bari 22 maj 1984, ja masakrat e policëve mbi të burgosurit politikë* *“Zylyftar Ramizi dhe Agron Tafa u dërguan nga Tirana për të shtypur me dhunë e gjak revoltën në kamp”* *Urdhri shokues i ministrit të Brendshëm Hekuran Isai, më 8 qershor 1984*: *Sytë e të pushkatuarve, si u shkulën për punë shkencore*.*“Me porosi të shokut ministër, sytë e dy të dënuarve që do pushkatohen do t’i jepen Ministrisë së Shëndetësisë”* Ka ndodhur fiks 29 vjet më parë. Aty ku Visar Zhiti … more »

Nga botimet në diasporë

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 1 week ago
[image: Shaban Cakolli] Shaban Cakolli NJË PREZENTIM DINJITOZ I POEZISË SHQIPE NË GJUHËN GJERMANE FERDINAND LAHOLLI:ANTOLOGJIA E POEZISË MODERNE SHQIPE- ANTHOLOGIE DER MODERNEN ALBANISCHE LYRIK Të jeshë përkthyes nuk është diçka e lehtë.Në fillim duhesh të njohish mirë gjuhën të cilën përkthen,e dyta duhesh të marrish një përgjegjësi mbi vetën dhe të kesh dhunti për të kaluar vështërsitë me të cilat ballafaqohesh.Të marrish mbi supe për të përkthyar një libër të dikuj është një përgjegjësi më e madhe,sesa kur shkruan veprën tënde.Kur shkruan veprën tënde .je i lirë të lëvi… more »

Londo: Si u sulmua Lasgush Poradeci në Lidhjen e Shkrimtarëve

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 1 week ago
*“Jeta që na dhanë”, libri që pritet të dalë në treg*. *Londo: Diskutimet kundër Poradecit në Lidhjen e Shkrimtarëve.* *Dënimi me harresë i poetit, debati i ashpër në vitet ’80 dhe ceremonia pompoze mortore.* *Shemëria mes gazetave “Drita” dhe “Zëri i Popullit”* *“Raporti i nderë me Ramiz Alinë e sulmet ndaj redaksisë”* Bardhyl Londo Gjatë viteve të diktaturës ishe i detyruar të vishje kostumin që të kishin prerë të tjerët, në të kundërt kishte pasoja të rënda. Jo më kot shkrimtari e poeti Bardhyl Londo e ka quajtur librin e tij me kujtime nga ajo kohë “Jeta që na dhanë”. Përmes l… more »

Kur puthemi të dy

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 1 week ago
*Një tufë me poezi që shenjojnë sfidën e përkthimit, por edhe larminë e lirikave kushtuar gjendjes njerëzore si sharm estetik dhe model i larmive stilistikore. Himne të thellësive shpirtërore që dëshmojnë natyrizimin e gjuhës shqipe përballë perlave klasike të vjershërimit* *Natë* (Poezia e shkruar në muajt e fundit para se të vdiste më 4 maj të vitit 1967) *Mitrush Kuteli* E çaj stuhinë porsi studi- Për ju, për ju, o zogjtë e mij. Nga helm i jetës, që jetën merr, Ju nxjerr mjaltë dhe sheqer. Kjo llamb’ e ndezur ndriçon gjer von, Babaj i krrusur punon, punon. Ju vriten sytë-kini d… more »

Fuqia e fjalës – VEDAT KOKONA (Botuar më 1939)

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 1 week ago
VEDAT KOKONA Që nga koha e Ifigjenës e deri në ditët t’ona fjala nuk ka humbur dhe as që ka nër mënd t’a humbasë fuqin e saj.Një ditë, në një refleks të titulluar “Mënyrë foljeje”, shkruanja: “Ndjenjat t’ona, të gjitha nuancat e psihikës s’onë shprehen me anën e të qeshurit, të qarit të kërcyerit, të kënduarit etj. Mendimet që na e përshkojnë mëndjen i rëfejmë me anën e fjalëvet që themi ose shkruajmë”.Nuk do të kthehesha prap mbi këtë subjekt, me gjith që mund të shkruhen vëllime të tëra mbi të, po të mos më kishin thënë: ç’ësht fuqija e fjalës?Ja një pyetje që na vihet shumë rra… more »

Lumo SkëndoTë shpresojmë vetëm nga vetja jonë!

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 1 week ago
*Lumo Skëndo* Janë ca gjëra që njeriu vetiu i kupton fort mirë, ca mendime që janë shumë të kthjellta në kokë të tij; nga ky shkak i duket se dhe gjithë bota, duhet që t’i kuptojë, kështu pandeh se nuk është fare nevojë që të ndritojë kuvendin e ta çpalosnjë gjer e gjatë fjalën. Po për fat të keq nuk është kështu: shumë sende i kuptojmë pakë me mundim, se ajo q’është fare e çelur për njërin, mund të jetë e turbulltë për tjatrin. Pastaj, një e vërtetë e madhe është kjo: atë që duam kuptohet çiltazi lipset që ta themi fare çiltazi, ta themi dhe ta themi prapë, dy herë, dhjetë herë, nj… more »

Dashuria dhe dëbora – Horst Bienek

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 1 week ago
*Lexime kritike* Kjo do të thotë se shkruhen ende poezi dashurie, kohët e fundit madje gjejmë libra me vjersha, të cilat mbajnë guximshëm në titullin e tyre fjalën dashuri; dhe na shfaqen antologji, të cilat përmbledhin fare thjeshtë “histori dashurie të kohës tonë”. Sigurisht unë e besoj, e gjitha kjo është e gabuar. Poezitë e vërteta të dashurisë nuk gumbullohen – dhe aq më tepër jo prej poetëve. Ai grusht poezish të vërteta të dashurisë, që u shkrua në dhjetë – njëzet vitet e fundit në gjuhën gjermane, vjen nga poete femra, nga Marie Luise Kaschnitz, nga Ingeborg Bachmann, Ros… more »

A ushqen sot familja plagë, tradhëti, nder dhe sakrifica për një tjetër!

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 1 week ago
** *Një përrallë që sillet përreth jo vetëm prindërve dhe fëmijëve, por vëllezërve dhe motrave, e kushurinjve. Shkrimtari Khaled Hosseini sot në treg me romanin e ri “Dhe malet oshëtinë”, me të drejta autori, në të njëjtën ditë në gjithë tregun amerikan; Autori eksploron shumë mënyra në të cilat familjet ushqejnë plagë, tradhëti, nder, dhe sakrifica për një tjetër, dhe si shpesh befasohemi nga veprimet e të afërmeve për ne, në kohët që kanë shumë rëndësi për ne* Në ditët kur politika po i afrohet pikut të fushatës, ngjarjet për kulturën vazhdojnë të mbesin në hije si pjesë e huaj … more »

PAK JETË – Uran Krasniqi

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 1 week ago
Uran Krasniqi çdo gjë që na kujtohet është jetë thuhet pa e quajtur jetë atë të spektatorit shumë pak jetë po më kujtohet po më kujtohen veç udha për deri te Kopshti i Edenit ajo për te qielli i tretë sipas përfytyrimit të Dantes Sizifi i lodhur prej detyrës së rrokullisjes së gurit dhe vizioni se si tash dikush është duke jetuar tjetër çka kujtoj është përpjekja për t’i definuar çka janë këto nëse i thonë jetë kësaj Malishevë, 3 janar, 2012.

Lutja e Dëshprueme – Ernest Koliqi (Poezi)

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 1 week ago
*Ernest Koliqi* Ju qi keqas t’vorrosun keq flêni nder murrâna mbi shpate t’pjerrta a n’pyje, n’breg deti ase n’breg lumi, deshmor‘, q’êmën t’lavdishem keni thadrue n’gojdhâna, nën dhé me gjak t’uej t’rîmun idhnín nuk u a shuen gjumi. Ju qi n’vorre t’vetmueme keq flêni e nuk pushoni e as deka varrz e shtatit nuk thau as nuk u a mbylli, qi éshtnat vrik ju dridhen kur del nji zâ nga pylli, a kur nji zhapllim‘ hapash përbrî murân’s ndëgjoni, ju qi n’mesime fisnike t’lahutës jeni rritun, ju qi burrnín jetike e patët si mësuese, ju qi lirín kreshnike zgjedh‘ e kishi per nuse, ju qi n’mproje… more »

Muret absurde – Alber Kamy

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 1 week ago
*Alber Kamy* Ashtu si veprat e mëdha, ndjenjat e thella kanë gjithmonë një domethënie shumë më të madhe sesa duket që shprehin. Qëndrueshmëria e një ndjenje ose e një pakënaqësie brenda një shpirti rishfaqet në veprimet dhe mendimet e përditshme, pasurohet në rrjedhime që vetë shpirti nuk i njeh. Ndjenjat e mëdha shpalosin vetvetiu universin e tyre të shkëlqyer ose të mjeruar. Me dritën e tyre ndriçojnë një botë të vetën ku gjejnë klimë të përshtatshme. Ekziston një univers i xhelozisë, ambicies, egoizmit ose shpirtgjerësisë. Një univers, domethënë një metafizikë e një mënyre të men… more »

Pasqyrë e vjetër shkodrane – Ernest Koliqi

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 1 week ago
*Ernest Koliqi* Kthye në Shkodër mbas shumë vitesh largese, një ditë qesh i grishun për drekë ke do të afërm të mi. Si mbaroi sofra, më vunë me pushue në zheg në një odë të gjanë që i hapte dritoret me hekura kah kopshti mbas shtëpie. Gjithkund ngjeti, mbrendë e jashtë, dielli mizor i kulmit të verës derdhte dritë verbuese e vapë zharritëse. Por në atë odë s’hynte aspak vapa e pak fort drita. Ishte fresk. Jo vetëm fresk, por gadi si të ftoftë. Kështu, nemose, m’u duk mue. Si një kujtim ditësh të gjata shiu, të shiut dimnor të Shkodrës, rrinte pezull aty mbrendë e më dha një të dr… more »

Anmiku në shtëpi – Ernest Koliqi

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 1 week ago
*Ernest Koliqi* Të dielave e të marteve nadje Simon Rrukulli s’e linte kurrë pa shkue në meshë. Donte me qenë në rregull me Zotin. Aty në kishë, ndër banga të para, lutej për vete e për punët e veta. Natyra e tij shumë e përshpirtshme, nuk e shtynte fort me u lutë për kënd tjetër, por lutej shpesh ku ndër disave, sidomos kundër anmiqve të besimit të tij. “Faroji, o Zot!”. Deri diku qëndronte mbrenda rregullës e zakonit, prandaj duhej, në një pikëpamje, lëvdue. Çudia e përshpirtnisë së Simon Rrukullit niste aty kur ai, në vargun e anmiqve të besimit, fuste të gjithë ata që urrente … more »

KURDISJE E HUQUR (Mirko Gashit) – Uran Krasniqi

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 1 week ago
Uran Krasniqi Më vjen keq Maestro Ty gati të ishte mërzitur të shkruarit A unë tek atëherë e kisha hapur Abetaren Vdiqe herët U linda vonë Huqje në kurdisje Nga një truk i tillë humba unë Doja që të takoja Shishen me gota në tavolinë Bisedat për Lumin Ujin Gjarpërin Varkën e Noas Mjellmën Feniksin Penelopën E të tjera Tash mund t’i ndjej Po aq sa i dallonte ngjyrat Borgesi që e kishe në qejf Një ditë Maestro Mbase edhe do të shihemi Reinkarnimit nuk i dihet Por aty mund të ndodhë të mos e di që je ti P.S. Mirko Gashi (1939-1995), ishte poet shqiptar nga Kosova i cilë… more »

Si u njoha me Bekim Fehmiun? (Pjesë nga libri në dorëshkrim i Agron Y. Gashit: Rrëfimet e Maestros- Dialog me avangardistin e viteve ’70- të Musa Ramadanin)

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 1 week ago
(Pjesë nga libri në dorëshkrim i Agron Y. Gashit: *Rrëfimet e Maestros- Dialog me avangardistin e viteve ’70- të Musa Ramadanin)* *A. Y. Gashi: *Deshëm apo nuk deshëm, biseda po orientohet rreth aktorit të madh Bekim Fehmiu. Megjithatë, me sa e di unë, ai nuk ka luajtur në asnjë shfaqje shqiptare… *Musa Ramadani:* Ka diçka që ka luajtur. *A. Y. Gashi: Cila është ajo?* *Musa Ramadani:* Kur e kanë përjashtuar prej gjimnazit të Prizrenit, pra në vitin e fundit, Bekimi ka ardhur këtu dhe e ka dhënë një provim. Abdurrahman Shala e ka pranuar në këtë teatër. Ndryshe atje ka qenë nj… more »

“NUSE NË DERËN E HASMIT”, ME AUTOR PANDELI SIMSINË, PRURJE E RE NË LETËRSINË TONË

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 1 week ago
*Nga: Prof. Murat Gecaj* * * *publicist e studiues-Tiranë* * Nga e djathta: B.Xhama, P.Simsia e M.Gecaj* 1. Të martën paradite, në sallën “Tefta Tashko”, të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, u organizua përurimi i romanit “Nuse në derën e hasmit”, me autor Pierre-Pandeli Simsia, banues familjarisht në Nju Jork. Kishin ardhur familjarë, kolegë e miq të autorit, shkrimtarë, poetë e publicistë, nga media e shkruar dhe ajo elektronike etj. Tubimin e rastit e hapi Irena Toçi, drejtoreshë e SHB “Toena”, e cila foli shkurt për këtë botim të ri të autorit P.Simsi… more »

“NUSE NË DERËN E HASMIT”, ME AUTOR PANDELI SIMSINË, PRURJE E RE NË LETËRSINË TONË

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 1 week ago
*Nga: Prof. Murat Gecaj* * * *publicist e studiues-Tiranë* * Nga e djathta: B.Xhama, P.Simsia e M.Gecaj* 1. Të martën paradite, në sallën “Tefta Tashko”, të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, u organizua përurimi i romanit “Nuse në derën e hasmit”, me autor Pierre-Pandeli Simsia, banues familjarisht në Nju Jork. Kishin ardhur familjarë, kolegë e miq të autorit, shkrimtarë, poetë e publicistë, nga media e shkruar dhe ajo elektronike etj. Tubimin e rastit e hapi Irena Toçi, drejtoreshë e SHB “Toena”, e cila foli shkurt për këtë botim të ri të autorit P.Simsia, … more »

Njeriu i vetëm i brezit të humbur.- Prozë nga George Seldes

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 1 week ago
*Njeriu i vetëm i brezit të humbur* *Nga *George Seldes Liria nga shtypi më erdhi në vitin 1929 – njëzet vjet që nga koha kur fillova punën time të parë në një gazetë – ishte një vit ky, kur Parisi ende tërhiqte shkrimtarë dhe artistë nga e gjithë bota. Montparnasse pa dyshim ishte qendra e intelektualëve. Kafenetë e saj ishin vende takimi të mijëra njerëzve, të cilët punonin tërë ditën në profesionet e tyre, po ashtu edhe të dhjetëra mijëra mashtruesve, që lejoheshin të vinin aty dhe turistëve gojëhapur nga habia që përçmoheshin. Dy kundërshtaret ishin qoshet Raspail-Monparnasse d… more »

KRUSHQIT NUK BËJNË PAQË…(Tregim nga: ALEKO LIKAJ)

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 1 week ago
ALEKO LIKAJ Lam Kukunja iku përsëri. Këtë herë i prishur në fytyrë, i vrarë dhe i heshtur. Dilo Jagodina, xhaxhai im, i vuri llozin derës së oborrit dhe u kthye midis nesh i pafjalë. Që prej më shumë se dy orësh ishim ulur në disa karrige në mes të korridorit të madh të shtëpisë së xhaxhait, ku dielli i mesditës nuk na ndriçonte më. Kishim qenë pjesë e një delegacioni, që ishte vënë përballë palës tjetër të ardhur nga kryeqyteti, në të vetmin hotel turizmi në qytetin tonë. Do të pritej fjala për një fejesë që dukej se nuk do të bëhej më. I kishte të pakta shpresat. Lami… more »

Në “digën” katolike!

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 1 week ago
Ka dalë nga shtypi me leje të etërve françeskanë një nga botimet e rëndësishme të albanologut kroat, Milan Shuflaj “Situata të Kishës në Shqipërinë paraturke- zona e dërptimit ortodoks në “digën” katolike”. Përktheu nga orgjinali gjermanisht dhe përgatiti për botim Edmond Malaj, duke e pajisur me hyrje dhe parathënien e autorit. Kjo vepër është një punim konsideruar me vlerë për historinë e Kishës Katolike në Shqipërinë Mesjetare, por në të ka shumë të dhëna edhe për Kishën Ortodokse. Përgatitësi i veprës na bën të ditur se ky punim është kapitulli IX i një historie të Shqipërisë, … more »

Kujtimet e komunistes së radhëve të para dhe të persekutuarës Selfixhe Ciu Broja: Si u vra Qemal Stafa dhe dy internimet në diktaturë

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 1 week ago
Kopertina e librit “Tallazet e jetës” Një vajzë që e kishte dashur aq shumë lirinë, saqë poezitë e tregimet preferonte t’i nënshkruante Kolombia-Pëllumbesha, nuk e kishte menduar kurrë se pikërisht lirinë do t’ia dhunonin. Lindur në një familje të kamur gjirokastrite, ku kultura e arsimimi konsideroheshin pa dyshim “pajë”, shoqe fëmijërie dhe pene me Muzine Kokalarin, Selfixhe Ciu nuk mund të ishte nga ato vajza që rrinë në prapaskenë. Gazetat “Drita”, “Populli”, revista “Bota e Re”, “Diana” etj., do të bëheshin skena e ideve të saj në mesin e viteve ’30. Pushtimi fashist i Shqipër… more »

Librat e rinj, vjen kolona e Rik Riordan

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 1 week ago
 

Vitrina e librit, 19 Maj

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 1 week ago
 

Sa i bukur, bukureshti (Shkëputje nga libri në përgatitje “shpen’ udhëtar”)

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 1 week ago
Bajram Sefaj Mbresa udhëtimi Nga të gjitha shtegtimet e mia të derisotmet, kujtimin më të përzishëm (më të turbulluar) e ruaj nga vizita e parë Bukureshtit dhe Rumanisë, në përgjithësi. E kisha një (si) borxh, ta vizitoj këtë vend. Ndër të tjera, për dy arsye madhore. E para: dihet mirëfilli së “historia” e Shqipërisë, (pra edhe e Kosovës), është ngushtë e lidhur me “historinë” e këtij shteti. E dyta, ndoshta edhe më e rëndësishmja, atje, në Bukureshtin e bukur e të madh, tash e një kohë të gjatë, punon e krijon, dueti pogradecar Kyçyku, Kopi dhe Ardiani, atë bir. Që ta vizitoja këtë … more »

Gallatë shkrimtarësh të famshëm

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare – 1 week ago
Nga Kostaq Xoxa Shumë autorë kanë humbur një pjesë të kohës për t’u marrë me tuhafllëqet e shkrimtarëve italianë e francezë. Përfshihen ndër këta edhe shkrimtari i njohur Gabriele D’Anuncio me atë veprën “La “Recherche” (Hulumtim) , në këtë rast për spitullaqët . Por edhe të tjerë janë marrë me paragjykime letrarësh. Për kohën e lirë, le të paraqesim për kureshtarët shqiptarë një pjesë të qyfyreve. Disa nga ata që përgojohen nga gjurmuesit e spitullaqëve janë me emër në letërsinë italiane dhe franceze. Shpesh disa nga gallatat e mbledhura janë edhe paksa të tepruara. Por dihet, ama,… more »

VITI 2013 – VIT I KUJTESËS

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 1 week ago
*Agim Vinca* “I kam borxh vitit ’13 që s’ia mbylla plagët”. Xh. Spahiu, Borxhet e mia Derisa viti që lamë pas, 2012-a, për shqiptarët ishte, me të drejtë, vit feste, viti në të cilin kemi hyrë, 2013-a, do të duhej të ishte: vit kujtese. Në ç’kuptim? Shqipëria, pas një robërie të gjatë gati pesëshekullore, u shpall, më 28 nëntor 1912, “e lirë dhe e mosvarme”, por shqiptarët dhe trojet e tyre, me vendimin e padrejtë të Fuqive të Mëdha, u ndanë në mënyrën më të vrazhdë të mundshme, duke mbetur, më tepër se gjysma e tyre, nën sundimin e… more »

Në Ballkan secili pandeh se ia ka hedhur tjetrit

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 1 week ago
*INTERVISTË ME AGIM VINCËN* * * *Agim Vinca* *“Epoka e re”: Përshëndetje Profesor dhe urime 65-vjetori i lindjes! Keni botuar dhjetëra libra, secili më në zë se tjetri dhe më i veçantë se tjetri. Keni publikuar qindra opinione për fenomene të ndryshme letrare, kulturore, arsimore, gjuhësore, politike e shoqërore. S’keni heshtur kurrë për kurrfarë padrejtësie, që i është bërë shtetit e as kombit. S’besoj se do të heshtni as tash e tutje. Por, kaherë krijuesve u është bërë kjo pyetje, “Pse shkruani?”, por edhe janë dhënë shpjegime të ndryshme nga ta. Pse shkruan profesor Agim Vinca?* … more »

Veprat e botuara

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 1 week ago
 

Ne Sarande me Irena Gjonin

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 1 week ago
Irena Gjoni,Foto: Agim Vinca Foto: Irena Gjoni

FLET PROFESOR AGIM VINCA:TE REAGUARIT, DETYRE E ÇDO KRIJUESI DHE INTELEKTUALI

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 1 week ago
Në një kohë kur apatia dhe mosreagimi ndaj padrejtësive e problemeve shoqërore ka përpirë të gjithë shqiptarët, pavarësisht nivelit shoqëror që përfaqësojnë; përballë këtij realiteti, ku të gjithë ulin kokën dhe pranojnë në heshtje e kapërdijnë çdo prapësi të keqqeverisjes dhe sharlatanizmit të politikanëve apo drejtuesve, thuajse në të gjitha nivelet drejtuese, pikërisht mes kësaj amullie mbizotëruese dhe njëherësh paralize të reagimit, vjen një zë kumbues, një penë e ndritur, një autoritet i mendimit dhe i shkencës shqiptare, një personalitet imponues dhe gjithnjë kërkues e hetu… more »

Li Bai dhe Du Fu, poetët pianukë më të dashur të Kinës

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 1 week ago
Nëse shkon të ndalosh njerëzit çfarëdo në rrugë dhe i pyet se cila ishte dinastia më madhështore në historinë e Kinës, nëntë nga dhjetë vetë do të përgjigjen se ishte dinastia Tang Hëna simbolizon gjithashtu poezinë dhe ëndrrat, pra përputhet dhe ka një rol në vdekjen e Li Bai-t, legjenda thotë se ai u mbyt në një lum, ndërsa përpiqej të përqafonte refleksin e Hënës “Ai ishte qartë një pijedashës… dhe ka shumë gjasa që ka qenë tërësisht tapë kur shkroi disa nga poezitë e tij më të mira. E ke parasysh, ai është i egër dhe i shoqëruar me një lloj festimi të shfrenuar” *Poetët pianukë… more »

MALLKIMI I PAMERITUAR (Requiem për figurat pa varr)

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 1 week ago
*Shkruan: Amet Selmani* *Amet Selmani* Një mallkim i moçëm shqiptar thotë gjëmshëm: *Të humbtë varri* ose *Mbetsh pa varr*. Gjithsesi, kjo klithmë e llahtarshme, e cila shqiptohet me një duf të thellë, në situata të caktuara mbase u drejtohet atyre që kanë shkaktuar dëme me pasoja të rënda në jetën shoqërore, përkatësisht atyre që, në njëfarë mënyre, s’mund t’u falet veprimi i kryer, e lëre më të harrohet ndonjëherë. Megjithatë, krejt ndryshe nga kjo nëmë verbale, e cila hamendësisht duket si akt i merituar, në anën tjetër, për shkërbim të fatit njerëzor, nuk ka ndodhur përherë kës… more »

NË ISHULLIN E PAEMËR

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 1 week ago
* * * * *Irena Gjoni * Jam në ishullin tim të paemër, me maja e magmë dallgësh, ku fatitë e fatet vallëzojnë në ritin e pagëzimit, të larjes katartike me valë e shkumë. Ku brenga nanuris të flejë në një varkë diku atje tej të harruar, ku Joni e rrethrrotullon pareshtur si një fluger, në ngrënie të vetvetes të ishullit të paemër. E shpirti sërish në rit, kërkon një breg. Për far është fikndezja e një xixëllonje. Çasti midis dy përndritjeve të shkëndijta, fanitet si jehonë Feniksi, si pushim Sizifi… Kalëroj me krahë Pegasi nëpër majën e shpirtit tënd, kur ti lundron nëpër një luginë me m… more »

Amerikanët dhe “kujtimet” e Ismail Qemalit

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 1 week ago
*MOIKOM ZEQO* * * * * *MOIKOM ZEQO*William Morton Fullerton ka qenë një qytetar amerikan i lindur në Norwich (Connecticut) më 18 shtator 1866. Studioi në Akademinë Philips të Andoverit në Universitetin e Harvardit ku u laureua në vitin 1886. Redaktor i “Advertiser”-it të Bostonit , e pastaj në Paris u bë bashkëpunëtor i korrespondentit të famshëm De Blowitz të “Times-”sit, që e zëvendësoi pas vdekjes. Më 1911-n u bë publicist i lirë, shkroi shumë libra të ndryshëm, në mes të të cilëve “Problems of Power” (Probleme të pushtetit). Gjatë Luftës së Parë Botërore zhvilloi një aktivitet t… more »

Vijnë në shqip kujtimet e Mbretëreshës Geraldinë

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 1 week ago
“Jeta e Mbretëreshës nuk është vetëm historia e ëmbël e një dashurie të qëndrueshme, por edhe një sagë guximi dhe karakteri të fortë përballë pengesash të pakalueshme në një vend të vogël, i cili përdorej si gur shahu në lojën fushën ndërkombëtare të luftës”. Kështu shkruan shkruan Gwen Robyns, autorja e librit me kujtime “Geraldina e Shqiptarëve”. Shtëpia botuese UET-Press promovon sot librin me kujtime të Mbretëreshës Geraldinë, i cili vjen edhe në gjuhën shqipe. Në 231 faqet e librit vijnë ngjarjet më të rëndësishme që kanë shënjuar jetën e Mbretëreshës që nga dita e njohjes m… more »

Qejfe! Paraja drejton…

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 1 week ago
*Nga Petro Marko * *Botuar më 1937* * * *Petro Marko*Eja, të shkojmë gjëkundi të kalojmë disa orë të dehur. Të çmendur, të lumtur. – Të bëjmë. . . qejf! –Po ku? – Vemi të pimë? – Po ku? – Në daç te Miti. Në daç te Dhori ose tek Tahsimi. Në daç vemi ia shtrojmë me birrë në “Nacional”. Ose vemi tek Koliqi të pimë verë. Apo nuk vemi tek Mahmuti që ka një raki rrushi që të merr në qafë! Pastaj ka dhe një lokal si nga ato ku dergjej dikur Omar Khajami. Eja të vemi pimë… Vetëm kështu mund të bëjë njeriu qejf këtu në kryeqytet. Duke pirë. Pi në “London”, pi në “Bristol”, në pijetore “Vlora”… more »

“TIPARET INDIVIDUALE TË STUDIUESIT YMER ÇIRAKU DHE KOHERENCA E BOTËVËSHTRIMIT TË TIJ” (Shkëputur nga libri studimor “Fjalë zemre – studim letrar për krijuesit e Sarandës” 2012)

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 1 week ago
*MINELLA GJONI (Mësues i Merituar)* * * *Mbi krijimtarinë studimore të Prof. Ymer Çirakut* * * Prof. Dr. Ymer Çiraku është një studiues sistematik i letërsisë shqipe dhe i krijimtarisë së poetëve që kanë lënë gjurmë në letërsinë tonë në vite e deri tek brezat e rinj. Ky rrugëtim studimor ka nisur në Sarandë. Prof. Çiraku jo vetëm rendit, por mundohet të kapë filozofinë e kësaj krijimtarie në vite. Vërej se ai e ka mirë parasysh thënien: “Mos shikoni atë që lexoni, por atë që kuptoni nga ajo që keni lexuar”. Pikërisht duke u mbështetur në këtë filozofi, futet thellë në studimin e çdo kriju… more »

Ky nuk është vend për vajza!

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 1 week ago
*Rudina Xhunga* * * Aisha e pa vdekjen në sy. Policia deklaron që vrasësi i saj është një 80-vjeçar dhe ndoshta ai është. Por tanimë, kur Aisha s’është më, besoj se, kushdoqoftë monstra, nuk do të merret vesh kurrë cili vërtet e vrau Aishën. Sepse as u mësua, as u dënua kush e vrau Erietën. Qentë e gjetën gruan e gjorë, të copëtuar dhe mbaruan punën që nisi vrasësi. Edhe media i dha një dorë, me botimin e përgojimin e moralit të së vdekurës që s’kishte gojë të përgjigjej. Po Irena Selin, u gjet kush e vrau? Po Kozetën? Po Aurorën? Asgjë. U harruan. Vetëm nënat i qajnë. Aisha ishte je… more »

GJUHËT INDOEVROPIANE

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 1 week ago
*Xhelal Zejneli* * **Xhelal Zejneli* * *Gjuhët indoevropiane janë grup gjuhësh të cilat për nga krijimi i tyre janë të afërta. Ky grup i gjuhëve përbën familje gjuhësore të veçantë. Që nga lashtësia fliten ose janë folur në një brez të gjerë prej skajit perëndimor i Evropës deri te cepi lindor i Indisë dhe deri te Turkestani kinez, në zemër të Azisë. Prej zbulimeve gjeografike e këndej, këto gjuhë fliten po ashtu në zonat e të shpërngulurve të Amerikës, Veriore, Qendrore dhe Jugore, të Australisë, të Zelandë së Re, pastaj në Siberi dhe gjetkë. Emërtimi *“indoevropian”* për k… more »

Gumeni rrëfen çerekshekullin në qelitë e burgut

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 1 week ago
*“Dudaj” boton kujtimet e ish-të dënuarit politik*. *Ditët e një të burgosuri dhe ngjarjet e mëdha politike në “Shënime nga Shkolla e Partisë”* * * Daut GumeniDaut Gumeni ka kaluar vitet më të bukura në burg. Hyri 24-vjeçar dhe doli kur i kish kaluar të 50-at. Kaq shumë vite që i kaloi nga njëri burg në tjetrin, brenda qelive të ftohta dhe telave me gjemba, ku gjithsesi gjallonte një mikrokozmos me personazhet dhe historitë e veta, më së shumti të dhimbshme, por ku nuk mungonte edhe ndonjë buzëqeshje apo dashamirësi e shprehur nën zë. Pasi kanë kaluar 22 vjet që kurse u lirua nga bur… more »

ANALIZË ESTETIKE E LAHUTËS SË MALCIS TË GJERGJ FISHTËS

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 1 week ago
*Xhelal Zejneli* * * Ka të tillë që Fishtën e kanë cilësuar si figurën më të madhe dhe më të fuqishme të letërsisë shqiptare (shqipe) të gjysmës së parë të shekullit XX. Studiuesit si *Eqrem* *Çabej, Benedikt Dema, Françesko Ercole, Maksimilian Lamberci, Zef Skiroi, Ernest Koliqi, Georg Shtadmyleri, Zef V. Nekaj, Xhuzepe Gradilone, Ignjac Zamputi, Tonin Çobani, Aurel Plasari* etj. janë marrë me krijimtarinë letrare të Gjergj Fishtës në periudha të ndryshme: para Luftës së Dytë Botërore, pjesërisht gjatë luftës, pas luftës, d.m.th. në vitet 1945-91, si dhe në periudhën e pluralizmit… more »

Harold Bloom Nobeli: çmim për idiotë!

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 1 week ago
Harold Bloom, kritik letrar amerikan, rrëfen për erudicionin e tij, për autorët që i do dhe për ata që i urren, për Nobelin Alessandra Farkas Harold Bloom “Një vit më parë jam rrëzuar dhe i kam thyer të gjitha vertebrat e shpinës. Doktorët më patën quajtur të vdekur, ama ja ku jam”. Sytë e çeltë – të ndryshueshëm të Harold Bloomit janë dëng me trishtim të përzier me turp derisa mundohet ta justifikojë atë bastun, tashmë të pandashëm, me të cilin mbahet për t’i duruar barrën e viteve dhe angaritë e një fiziku që s’do t’ia dijë në ndjekjen e ritmeve ende frenetike të mendjes së ti… more »

Dorëshkrimet e pabotuara të Franc Kafkës përfitohen nga Izraeli

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 1 week ago
Franc Kafka (1883-1924) Një koleksion ende i panjohur i shkrimeve të Franc Kafkës, të fshehura për katër dekada në një apartament në Tel Aviv, do të bëhen publike dhe do të transferohen në Bibliotekën Kombëtare të Izraelit, në bazë të një vendimi gjyqësor, njofton agjencia e lajmeve Reuters. Dokumentet qenë mbajtur nga Eva Hoffe dhe Ruth Ëiesler, dy motrat të cilat luftuan në një rast të gjatë katërvjeçar, në të cilin pretendonin se ato ishin trashëgimtare legale të dokumenteve, të cilat i morën nga nëna e tyre, Esther Hoffe, sekretarja dhe mikja e ngushtë Kafkës si dhe nga Max Brodi… more »

10 shkrimtarë të mëdhenj që s’kanë marrë Nobel

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 1 week ago
*Nga Mark Twain, Tolstoy, Proust, Nabokov, Joyce e deri tek Borge*s *Çmimin Nobel në letërsi për këtë vit e ka fituar shkrimtari kinez, Mo Yan. Lajmin e bëri të ditur Peter Englund, sekretar i Akademisë Suedeze. Mo Yan, pseudonimi i Guan Moye, lindi në vitin 1955 në Gaomi në provincën Shandong. Prindërit e tij ishin bujq. Gjatë Revolucionit Kulturor, ai e la shkollën kur ishte 12 vjeç dhe nisi të punonte në bujqësi, më vonë shkoi si punëtor në një fabrikë. Në vitin 1976 ai u bashkua me ushtrinë kineze. Gjatë kësaj kohe ai nisi të studionte letërsi dhe të shkruante tregimet e para. N… more »

Një vepër shumë e rëndësishme historiografike në duart e lexuesit shqiptar

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 1 week ago
Doli në qarkullim “Kryengritja e Dervish Carës”nga autori Aleksandar Matkovski, një vepër shumë e rëndësishme historiografike për një ngjarje të rëndësishme historike të shqiptarëve. Nga e hëna librin do të mund ta gjeni në libraritë kryesore të Tetovës: Albas,Rilindja,Nobel,Donika,Universi etj,kurse së shpejti libri do të përurohet edhe në Tiranë,Prishtinë dhe Tetovë. Fjala e përkthyesit Gjëja e parë që mund t’i shkojë ndër mend lexuesit kur të marr në duar këtë libër, sigurisht është pyetja: përse u ripërkthye nga e para? Shih për këtë, e ndjej të a… more »

Poezi erotike

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 1 week ago
*ROLAND GJOZA* ROLAND GJOZA *** Parlamenti ka pushim të dielën. Punojnë me orë të zgjatura Kazinot dhe bordellot. *Dikur isha djalosh* Dikur isha djalosh, Më shkonin shumë gjëra: Kaçurrelat biond, Sytë e gjelbërt, Dora e bukur me gishtërinj të gjatë për piano. Ca femra trashaluqe sot Bëjnë sikur s’më njohin. I humba Kur i kisha në dorë. Nga ndrojtja. *Oh!* Ajo i bënte të gjitha marrëzitë kur zhvishej dhe jepej, Të gjakoste kur të puthte dhe lëshonte klithma e ulërima të tmerrshme. Ajo merrte hir mbretëreshe kur vishej dhe shkonte e heshtur, Syulur, sikur vuante nga … more »

Njëqind trëndafila të ngrirë

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 1 week ago
Tregim nga ROLAND GJOZA ROLAND GJOZA Ajo ishte siç e donte ai. E gjatë, e mishtorme, e qeshur, këpuste broçkulla. I pëlqente deti. Të jepej me gjithë shpirt. E ndieje nën vete si një balenë, rrëqethej e fërgëllonte, shqip tonte fjalë të pista, ta merrte mendjen e ta bënte dru. Me të të rrinte dru. Më lutej, qante si një fëmijë, më kërkonte diçka që s’bëhej. Kishte qenë lojtari im. 7-ta e famshme, që bënte gola të mrekullueshëm nga kornia. Shkëlqeu me Panathinaikosin një sezon. Pastaj ndodhi tragjedia, ose më mirë prototragjedia. Ka ulur kokën, ka mbuluar fytyrën me duar, qan pa zë. A… more »

Letër Horacit

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 1 week ago
* Josif Brodski* * * Joseph Brodsky (1940-1996) * * I dashur Horac, Nëse ajo që na shkruan Svetoni për veshjen e mureve të dhomës tënde të gjumit me pasqyra, që të shijoje qejfin në çdo anë, është e vërtetë, atëherë kjo letër mund të të duket pak e marrë. Nga ana tjetër, mund të të zbavisë ardhja e saj nga një cep i botës, qenësinë e të cilit as nuk e prisje kurrë, dhe vetëm nja dy mijë vjet pas vdekjes sate. Jo keq për një pasqyrim, apo jo? Ke qenë të paktën 57 vjeç, ma ha mendja, kur vdiqe në vitin 8 p.K., edhe pse nuk ia kishe idenë as për K. Vetë, apo për ardhjen e mijëvjeçar… more »

“Qorrfermani” i Kadaresë, përkthimi i parë nga origjinali në italisht

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 1 week ago
*Pas Tedi Papavramit në frëngjisht, një tjetër violinist bën përkthimin e Kadaresë, këtë herë në italisht* * * *Blerina GOCE* * * Muzika duket se ka qenë gjuha e përbashkët, që i ka çuar të dy tek vepra e Ismail Kadaresë. Edhe pse njëri ka përkthyer në frëngjisht e tjetri në italisht, ajo çfarë i bashkon është shumë më e fortë se ky përcaktim gjuhësh. Është pikërisht melodia e shpirtit, gjuha e artit dhe ndjesia ndaj fjalës së bukur, në tërësinë e formave të saj. Pas përkthimit nga Tedi Papavrami të veprës në frëngjisht të Kadaresë, një tjetër violinist tenton të përkthejë veprën e s… more »

Bardhyl Londo me Jezusin në Itakë

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 1 week ago
*AGRON GJEKMARKAJ* Bardhyl Londo* * * * Kur Bardhyl Londos iu botua në Kosovë vëllimi poetik “Vetëm Itaka”, në vitin 1988, ai njëherësh kishte sjellë në letërsinë shqipe një koncept qytetërimor polisemantik, që asokohe duket se nuk lejoheshin ta interpretonin. Itaka është vendi i fillesave, i frymëzimit homerian dhe personazhi i tij Odise vetë njohja e botës, nisja dhe kthimi si vektor i dijes, Itaka si “terram patriam”, por edhe si vendi i ngjizjes se procesit krijues. Homeri, Itaka, Odiseja vetë zanafilla e identitetit europian, term ky që askush nuk mund ta zinte në gojë, vërtite… more »

Dashuria e pamundur e Franz Kafkës

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 2 years ago
Shkrimtari i madh, Franz Kafka, ndërroi jetë më 3 qershor të vitit 1924. Sot mbushen 85 vjet nga vdekja e njërit prej shkrimtarëve më të mëdhenj të shekullit XX Ajo banon në Berlin, ai në Pragë. Jetojnë 800 kilometra larg njëri-tjetrit dhe në pesë vite fejesë, do të shihen vetëm për pak ditë bashkë… megjithatë, dashuria e tyre është përshkruar në qindra letra. Ai, Franz Kafka, një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të shekullit XX, e përjetoi kështu dashurinë e tij me Felice Baur. Një lidhje dashurie mes letrash të dërguara e të marra, të cilat përtej të gjithave, ishin stimuluese e… more »

George STEINER – E mundur apo e pamundur?

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 2 years ago
Në filozofinë e gjuhës mund të shtrohen dhe janë mbrojtur dy pikëpamje radikalisht të kundërta. Njëra thotë se struktura e nëndheshme e gjuhës është universale dhe e përbashkët për gjithë njerëzit. Ndryshimet ndërmjet të folurave njerëzore, në esencë, janë të sipërfaqshme. Përkthimi është i mundur pikërisht se këta universalë të thellë, gjenetikë, historikë, shoqërorë, prej të cilëve rrjedhin të gjitha gramatikat, mund të përcaktohen e të njihen si veprues në çdo idiomë njerëzore, sado origjinale ose të çuditshme qofshin format e saj sipërfaqësore. Të përkthesh do të thotë të zbresës… more »

Tueini për gazetarinë dhe çështje të tjera

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 2 years ago
Kur isha trembëdhjetë vjeç, më dukej vetja se isha fëmijë i zgjuar, jashtëzakonisht i zgjuar. Pikërisht në këtë kohë, shkarravita shkrimin e parë për gazetën dhe, për çudinë time, ai bëri një përshtypje të mirë ndër lexuesit. Për këtë e ndjeva veten kryelartë. Mua më pëlqenin shumë shkrimet dhe ma kishte qejfi të shkruaja edhe vetë. Im ungj më mbante në redaksinë e gazetës së tij, “Gazeta e përjavshme e Hannibalit”, e cila kishte gjithsej nja pesëqind pajtimtarë, që parapaguanin dy dollarë në vit dhe këto i lanin me dru zjarri, lakra dhe rrepa që nuk shiteshin në pazar; një ditë të… more »

Arkivi i John Updike: Një thesar me vlera

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 2 years ago
nga SAM TANENHAUS marrë nga New York Times John Hoyer Updike (18 mars 1932 – 27 janar 2009) ishte një romancier amerikan, poet, kritik arti dhe kritik letrar. Vepra më e famshme e tij është “Lepuri” dhe përmbledhja e novelave “Kujtesa e lepurit” ku shkruhet për jetën e Harry “Lepurit” Angstrom në rrjedhën e disa dekadave, nga fëmijëria, rinia dhe deri në vdekje. Updike është bërë I famshëm gjithashtu për mjeshtërinë e stilit të tij. Ai shkruante mesatarisht një libër në vit. letërsia që na ka ofruar ai dallohet nga vëmendja ndaj shqetësimeve, pasioneve dhe vuajtjeve të amerikanëve; aj… more »

POEZIA KA MBYLLUR LLOGARITE ME MUA (Cikël poetik nga poeti kilian NIKANOR PARRA)

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 2 years ago
Kilian, bashkatdhetar i nobelistit Neruda.U lind në 1914. Docent matematike në Universitetin e Santiagos në Kili. Vepra e tij është nga më të lexuarat dhe më të debatuarat e Amerikës Latine. Poezia e tij është sa konkrete, aq edhe e abstraguar. Ndjehet në të ironia, zhveshja nga kallëpet poetike, një këndvështrim origjinal poetik. Pikërisht e reja që sjell ai e bën aq shumë të lexueshëm, në kohën që poezia po i humbet përditë ata, megjithëse poetët po shtohen përditë. Vërtetë poetët po shtohen përditë? * * ** ** * *** Nuk jam unë që i jap fund gjithshkaje sa për këtë jam më se i … more »

UDHËTAR ETERNITETI…

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 2 years ago
* * *Ali Asllani, kalorës i rrallë i lirikës erotike, ai i lëmoi “me magji* *stili” poezitë e tij që, për nga muzikaliteti, zënë kryet e vendit në* *letrat shqipe . Mbi të gjitha, Ali Asllani ishte këngëtar i dashurisë.* *Për të, ajo ishte thelbi i jetës dhe palca e artit. I pavlerësuar kurrë* *aq sa duhet në gjallje e, për fat të keq edhe më pas, ai vijon të na* *mrekullojë me rininë e përjetshme të vargut të tij magjepsës, me* *figurat rrezëllitëse, duke na bërë të ndjehemi krenarë për fuqinë* *shprehëse të gjuhës sonë amtare. Merret me mend se ç’mundim* *është zgjedhja për botim e nje t… more »

HOMAZH PËR SARAMAGON (16 Nëntor 1922 – 18 Qershor 2010)

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 2 years ago
Mira Meksi Guri FilozofalKur përleshja letërsi-realitet i kalonte kufijtë Më 18 qershor të këtij viti u nda nga jeta në moshën 87-vjeçare nobelisti portugez, Jose Saramago, një nga shkrimtarët më të sulmuar nga bota reale. Pata fatin të ndiqja para pak kohe një intervistë të tij live në TVE, ku me një spanjishte të përzier me portugalishten, Saramago shpalli pesimizmin për shoqërinë e sotme, duke thënë se ne njerëzit, diku në histori apo parahistori kemi gabuar udhë, dhe për këtë jeta e sotme nuk është aspak e lumtur dhe bota është një “desastre” (mynxyrë). Për krizën që ka përfshi… more »

SARAJEVË 1985. NJË KUJTIM DHE NJË PENG (Homazh për Bekim Fehmiun, 1936-2010)

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 2 years ago
Agim Vinca “Ti ishe i madh, po ne ta hëngrëm kokën”. (I. Kadare, Rekuiem për Majakovskin) E kam njohur në vitin 1985, në Sarajevë. Thuhej se ishte i vështirë për komunikim (tekefundit, cili nga krijuesit e mëdhenj është “i lehtë”?), por mua nuk më doli i tillë. Përkundrazi. M’u duk i çiltër e i hapur, por larg, shumë larg, nga modestia e shtirur. Ishte i vetëdijshëm për vlerat e tij, të cilat nuk ngurronte t’i shpaloste kudo e kurdo jo vetëm pa kompleks, por edhe me një krenari të ligjshme e të hijshme për gjithçka të vetën: origjinën, vendlindjen, gjuhën, emrin, familjen. Në Sar… more »

Të kisha paralajmëruar

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 2 years ago
Tregim nga Suvi Mahonen Xheku kishte dëshirë që i ati të ishte krenar për të. Ai e dinte mirë që i ati ishte i interesuar për luftërat. “Përse?”, Xheku donte të dinte arsyen. “Sepse luftërat i japin formë botës”, i ishte përgjigjur babai. “Nëse ke njohuri për luftërat e kaluara, ke për ta kuptuar më mirë politikën aktuale”. Xheku nuk e kuptoi mirë domethënien e kësaj. “”E kuptova”, i kishte thënë. “Je djalë i zgjuar”. i ati i kish dhënë një buzëqeshje dhe i kishte shpupurisur flokët. Xheku nuk mund të priste gjatë për t’i thënë të atit se po flitej për një projekt të ri në shkollë. “Kemi … more »

Ngjyrat

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 2 years ago
Tregim nga Nathan Webber Zhdukja është magjike. Ivani dhe Cheril dëgjuan një këngë të titulluat “Ngjyrat” ditën kur u takuan për herë të parë. Ai ishte me të vëllanë Sean dhe të dashurën e tij në ndenjësen e prapme të makinës. Kishin menduar të shkonin për peshkim atë ditë. Kënga “Ngjyrat” u përsërit disa herë dhe dëgjohej nga të gjithë me qejf. Në fillim për ta ishte thjesht një këngë, por përsëritja e dëgjimit të saj e shndërroi në një himn. Sa nuk i ndali zemra kur pa një kopje të së njëjtës këngë në tryezën e rojes së garazhdit. Ajo pagoi çerekun. Donte t’I thoshte atij burrit plak se… more »

Jose Saramago, lamtumirë vizionarit heretik

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 2 years ago
Thanasis Lala * * ** *Shkrimtari portugez, Jose Saramago, i cili vlerësohet se eksploroi në identitetin e vështirë të politikës në Portugali, në një seri romanësh të publikuara, në këto katër dekada dhe që fitoi çmimin “Nobel” të letërsisë në vitin 1998, vdiq dje në moshën 87-vjeçare. Një ateist i sinqertë dhe komunist, ai sfidoi jetën portugeze ortodokse pas diktaturës në romanet si “Baltasar dhe Blimunda”. Famën më të madhe, e pati në vitin 2008 kur romani i tij, shkruar më 1995, “Blindness”, u bë film, me regji të Fernando Meirelles. Ai i kaloi vitet e fundit të jetës në Lanzaro… more »

NJË ROMAN PAK I NJOHUR I GJEÇOV-KRYEZIUT

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 2 years ago
[image: Një roman pak i njohur i Gjeçov-Kryeziut] Shpërblesi i botës ase Jeta e Jezu Krishtit Shpërblesi i botës ase Jeta e Jezu Krishtit, të cilën, si duket, Atë Shtjefën Gjeçovi e shkroi gjatë qëndrimit të tij si famullitar e mësues në Zym të Hasit (1928-1929), është vepër e pambaruar në dorëshkrim, mbase vepra e fundit e Atë Shtjefën Gjeçovit. Teksti është në dorëshkrim dhe i pambaruar dhe ka 93 faqe. Një gjë, por, është evidente, Shpërblesi i botës ase Jeta e Jezu Krishtit e Atë Shtjefën Gjeçovit do të mbetej vepër e humbur apo e harruar pa kujdesin e Imzot Nikë Prelë s, ipeshk… more »

Shkrimtarja “skandaloze” Sidonie-Gabrielle Colette

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 2 years ago
Colette, pseudonimi i Sidonie-Gabrielle Colette ka qenë një shkrimtare franceze, e cila konsiderohet ndër më të mëdhatë e gjysmës së parë të shekullit XX. E nderuar me titujt më të lartë akademikë, ajo ishte gruaja e parë në historinë e Republikës Franceze së cilës i janë kryer funeralet nga shteti. Colette ka qenë një protagoniste e madhe e epokës kur jetoi, një mit kombëtar: përveçse shkrimtare, ajo ka qenë edhe aktore e mjuzikëllave ku shpesh gjatë performancave të saj është shfaqur nudo në skenë, por ka qenë edhe autore e kritike teatrale, gazetare dhe kryeredaktore, skenarist… more »

Joanne Rowling, zonja Harry Potter

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 2 years ago
*Suksesi i librave të shkrimtares duket sikur ka ndodhur sa hap e mbyll sytë, sikur Rowling të ketë shqiptuar heshtur fjalët: Reducto! Petrificus totalus! Diffindo!* ** * * Silueta e saj shfaqet papritur në “Royal Albert Hall”, nis e materializohet pak nga pak zana e të gjitha zanave, magjistarja e të gjitha magjive, pse jo shtriga e gjithë shtrigave: Joanne Kathleen Rowling, gruaja e cila ka shpikur sagën e jetimit me shenjë në ballë që e shndërroi në një ndër shkrimtaret më të dashura në botë. Duket grua e brishtë, me një triko golfi tipike turk të lëshuar mbi pantallona, flokët e… more »

Muret e Krujës, I fundmi roman historik i Gjergj Zhejit

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 2 years ago
*Aktualitet/ Parathënia e fundit nga Gjergj Zheji, në romanin që pritej të dilte në treg, “Muret e Krujës”* Gjergj Zheji *“Shtini durt në brez të* *shoshoqit qi të mani njani* *tjetrin e mos t’u çajnë bota”.* *Skënderbeu (Sipas gojëdhënës)* 1 Igumeni e la furçën e hollë prej qime lepuri dhe vari kokën. Mjekra e bardhë iu pengua te zinxhiri i zi i kryqit, ai picërroi sytë për ta soditur pikturën si nëpër mjegull. Kur bënte kësisoj, arrinte të plotësonte me mëndje atë që punonte. Ndenji kështu një copë herë të madhe, pa thënë asnjë fjalë. Pas tij djali trupmadh qëndronte gojëkyçur: herë s… more »

ÇFARË PËRKTHEHET SOT NGA LETËRSIA SHQIPE NË FRËNGJISHT DHE PËRSE

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 2 years ago
Mira Meksi Pjesë nga ligjërata e mbajtur në Sallonin e Librit të Ballkanit, Paris (4-5 qershor 2010) Pyetja e shtruar shfaqet tejet e shtrirë, arsye për të cilën gjykojmë si të udhës ta kufizojmë mjaft ndjeshëm në koordinata kohore dhe hapësinore, për ta hedhur vështrimin vetëm: së pari, tek ajo pjesë e letrave shqipe që u lëvrua brendapërbrenda territorit të Republikës së Shqipërisë, së dyti, tek ajo pjesë e letërsisë shqipe që u përkthye në frëngjisht pas viteve ’90 dhe së treti, tek ajo pjesë e letrave shqipe që u përkthye në frëngjisht, duke shmangur kësisoj atë pjesë që u shkrua… more »

Afëri dhe afrime midis jetëve dhe letrave

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 2 years ago
Faruk Myrtaj Kur Fraser Sutherland na ftoi për Krishtlindjet e mbrame, nuk ekzistonte as edhe një shkak i vetëm të prisnim që, pas më pak se dy ditësh, të ishte po ai (poeti dhe prozatori kanadez Fraser Sutherland, që miqësisht e thërras Frashër, thjesht për afëri shkronjore me vëllezërit poetë dhe filozofë frashërllijë) të na njoftonte sërish, kësaj radhe për një lajm skajshmërisht të rëndë… Shkuam dhe iu gëzuam oborrit të pasmë të shtëpisë së tij të thjeshtë thuajse veç librore, sjelljes pa teklif të bashkëshortes së tij mes një grupi miqsh të familjes që “mbase asgjë tjetër të … more »

Shpejtò, pranverë..

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 2 years ago
Zef Zorba *Pak biografi…* Zef Zorba lindi më 1920 në Kotorr të Malit të zi në nëj fmailje shqiptare. Mbas mbarimit të gjimnazit në Shkodër më 1941 rregjistrohet në fakultetin e shkencave shoqërore, dega e studimeve Politike në universitetin e Padovas në Itali. I ndërpret studimet më 1943 për arsye të Luftës së Dytë Botërore dhe kthehet në Shkodër, ku fillon punën si nënpunës banke. Në vitet 1945 -1946 punësohet si regjisor në Shtëpinë e Kulturës së Shkodrës, ku vë në skenë mjaft pjesë dramtike me tingëllim të qartë disident si “Juda Makabe” e Fishtës, “Armiku i popullit” i Ibsenit”… more »

William Butler Yeats

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 2 years ago
William Butler Yeats, (lindur më 13 qershor të vitit 1865 dhe vdekur më 28 Januar 1939) është një poet i njohur irlandez, dramaturg dhe një nga figurat më të shquara të letërsisë së shekullit të 20-të. Konsiderohet si një nga shtyllat letrare, ku do të mbështetej më vonë letërsia irlandeze dhe njëkohësisht edhe ajo britanike. Ka një jetë të gjerë dhe përgjatë saj, arriti të shërbejë edhe si senator i Irlandës në dy mandate. Kritika e vlerëson si një figurë, e cila u bë një forcë e vërtetë orientimi për artistët fill pas Rilindjes Letrare të Irlandës. Sëbashku me Lady Gregory dhe Ed… more »

Meditime per poezine lirike shqipe

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 2 years ago
Prof. Nasho Jorgaqi Në përfytyrimin tim, poezia lirike shqipe gjithnjë i ka përngjarë një orkestre, e cila ka përftuar muzikë të shpirtit e të botës shqiptare. Një muzike të fuqishme dhe delikate, që më ka tingëlluar e ekzekutuar sa nga instrumentet kombëtare si fyelli e zurnaja, lahuta e çiftelia, aq dhe nga instrumente universale si violina e flauti, kitara e lira e deri te buria e trumbeta. Dihet se në arealin e çdo letërsie, lirika përbën shkallën më të lartë të ndjeshmërisë poetike. Ajo është poezia e poezisë, rinia e saj e përjetshme. Një përcaktim ky, nga i cili nuk bën sigur… more »

Visar Zhiti Në kërkim të britmës shqiptare

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 2 years ago
Ali Aliu Visar Zhiti, edhe me këtë libër, prek plagën ndër më të hidhurat të bashkëkohësisë shqiptare: krizën morale, krizën e vlerave, duke mos e humbur besimin në të nesërmen. Është përplot refleksesh të tilla koha shqiptare, ku me këtë rast, përmes depërtimit lucid në psikën e personazheve, përmes gjallërimit të përsiatjeve, dilemave, ëndrrave të tyre, Zhiti përgjon dhe dëgjon sferën më të pasigurt, më të pakapshme, më rrëshqitëse – zemrën e njeriut. Është ky një rrëfim mbi ushtrimin e dhunës dhe pasojat e saj, mbi qëndresën dhe ëndrrat, të një sistemi të kaluar por të pleksur … more »

Bashkim Shehu: Tirana, aty ku më zgjohen kujtimet…

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 2 years ago
Fatmira Nikolli Në Tiranë e sjell libri, aktivitetet për të. Prej kohësh i zhvendosur në Spanjë, paçka fëmijërisë e rinisë që ka lënë këtu, kujtimet e kthejnë herë pas here pas në kohë. Vetëm pothuaj një javë më parë, libri i tij “Mozart me vonesë”, u vlerësua nga çmimet “Kult” si “libri më i mirë artistik”. Atë natë, kur tërhoqi çmimin, ai tha se “puna e shkrimtarit, veçanërisht e romancierit, është një punë vetmitare, prandaj i gjithë procesi i punës është i mbushur me dyshime…” Fjalën e mbylli me një dedikim: “këtë çmim ua dedikoj fëmijëve të mi”. Dhe, po atë natë, kur u vlerë… more »

Pierre Loti Dashuri e paharruar nën një petk shqiptar

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 2 years ago
Luan Rama Fotografitë e shkrimtarit francez Pierre Loti, një prej autorëve në zë të Francës në fundin e shekullit XIX dhe fillimin e shekullit të XX, i cili në rininë e tij rrihte detet e Adriatikut dhe të Greqisë, janë padyshim të jashtëzakonshme, aq më tepër se ai kostum mbeti një nga kujtimet më të bukura të jetës së tij gjer në kohën kur do të vdiste: ishte „kostumi i tij i dashurisë”. Sigurisht, në atë kohë, kostumi shqiptar, si ai i jugut ashtu dhe ai i veriut, ishin nga më spikatësit e kostumeve ballkanike, siç e dëshmojnë jo vetëm lordi Bajron, me pikturën e tij veshur „shq… more »

Tregimi argëtues, një krijim alla amerikan

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 2 years ago
nga Mark Twain *Rrëfimtari është i pafajshëm dhe i gëzuar me veten. i duhet* *të ndalojë shpesh nga të qeshurat e forta; por trupi i tij* *ngjethet nga nënqeshjet e brendshme; dhe në fund pas 10* *minutash audienca shpërthen në të qeshura.* *Thjeshtësia dhe pafajësia, sinqeriteti dhe pavetëdija e* *fermerit plak janë krejt artificiale dhe rezultati është një* *interpretim i hijshëm dhe i këndshëm njëkohësisht* *Pauza është një tipar* *jashtëzakonisht i rëndësishëm* *në çdo lloj tregimi. Duhet të* *ketë gjatësinë e duhur – as më* *shumë e as më pak – ose* *përndryshe dështon apo e* *humbe… more »

Marcel Reich-Ranicki mbushi 90 vjeç. Portret i kritikut të njohur të letësisë në Gjermani dhe jashtë saj

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare – 2 years ago
[image: Marcel Reich-Ranicki, kritiku më i njohur letrar në Gjermani] *Marcel Reich-Ranicki, kritiku më i njohur letrar në Gjermani* Ai lindi më 2 qershor 1920 në Vloclawek në Poloni, ndoqi gjimnazin në Berlin, por meqenëse ishte hebre nuk e lejuan të ndiqte studimet e larta. I dëbuar në Poloni, më 1942 arratiset së bashku me të shoqen Tosia. Kritiku më i njohur i letërsisë në Gjermani dhe prej kohësh edhe përtej kufijve të Gjermanisë, pas arratisjes nga getoja e Varshavës, u vendos në vitin 1958 në Gjermani dhe iu përkushtua gjuhës dhe letërsisë gjermane.[image: Kancelarja Angela Me… more » 

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.